Foto Ilustruese

Një 36-vjeçare është vënë nën hetim nga policia e Rinasit, pasi braktisi në Suedi 2 vajzat e saj të mitura 13 dhe 15 vjeçe, me qëllim që të kërkonin azil.

Policia thotë se është evidentuar një rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, në vendet e BE-së, me qëllim për të kërkuar azil. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për D. Ç., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Nga veprimet ka rezultuar se ajo ka braktisur në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura  me qëllim që të kërkonin dhe të përfitonin azil, në këtë shtet.

Nga bashkëpunimi me autoritetet policore në Suedi, 2 vajzat e mitura janë kthyer në Shqipëri.

Top Channel