Alarm zjarri në avionin Barcelona-Venecia, i riu rrezikon gjobë mbi 2 mijë euro dhe kallëzim penal pasi…
Italia do të organizojë një konferencë donatorësh, të ardhurat e mbledhura nga e cila, do të destinohen për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
Lajmi është konfirmuar nga ministri italian i Jashtëm, Antonio Tajani, që njoftoi se data e mbajtjes së kësaj konference është caktuar të jetë 26 prilli, raporton ANSA.
Tajani, i cili është edhe zëvendëskryeministër, tha se u kishte thënë ministrave të jashtëm të G7 se konferenca do t’i jepte mundësinë e kontributit edhe bizneseve italiane.
“Sot në një videokonferencë me ministrat e jashtëm të G7 njoftova se qeveria (italiane) do të organizojë një konferencë për rindërtimin e Ukrainës më 26 prill, me kontributin e kompanive italiane. Angazhimi ynë në favor të paqes dhe lirisë për popullin ukrainas vazhdon”, tha ai.
Top Channel