Foto ilustruese

Një zjarr ka përfshirë servisin në Vorë, duke djegur pjesën e përparme të një kamioni.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, ndërsa vijojnë ende hetimet.

Njoftimi i policisë: 

Vorë/Informacion paraprak

Me datë 10.03.2023, në Vorë, në një servis, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel