Asgjësohet rrjeti i trafikimit të emigrantëve Shqipëri-Greqi, 10 të arrestuar, mbi 500 emigrantë të trafikuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme Komshinjtë janë shprehur të frikësuar nga shpërthimi i tritolit në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit.
“Shumë e frikshme, ishin në gjumë, u dëgjua në maksimum, menduam se ishte tërmet, vetëm kur dolëm jashtë u mor vesh se ç’po ndodhte, çatia e prishur. Të gjithë kemi qenë në banesë, u tronditëm”, tha një tjetër fqinj.
Një sasi lënde plasëse është vendosur mëngjesin e sotëm në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit.
Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 3:30 të mëngjesit. Nga shpërthimi ka patur dëme të konsiderueshme në vilen tre katëshe, ku pjesa e përparme është totalisht e dëmtuar, gjithashtu ka pasur dëmtime dhe të banesave të tjera rreth saj.
Skënder Lika është babai i Llej Likës i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Pilot Roli në dhjetor të vitit 2021.
Top Channel