Një 7-vjeçare është aksidentuar këtë të premte në Lezhë.

Vajza është përplasur nga një makinë, teksa po kalonte rrugën. Ajo ndodhet në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:00, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Te Lapidari”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasja e mitur afgane A. F. 7 vjeçe, banuese e përkohshme në Shëngjin, e cila ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Top Channel