E shtunë, 11 Mars 2023
19:35
Ministri indian akuzon New York Times për ‘gënjeshtra’ mbi lirinë e shtypit në Kashmir (fotot)

Një ministër në Indi ka kritikuar ashpër sot rrjetin The New York Times (NYT) duke thënë se “përhap gënjeshtra” për Indinë, në lidhje me artikullin mbi lirinë e shtypit në rajonet Jammu e Kashmir.

19:35
Vijojnë sulmet në Ukrainë, humbin jetën katër civilë

Granatimet ruse në Ukrainën jugore dhe lindore kanë vrarë katër civilë.

19:27
​Spiunoi për llogari të Rusisë, dënohet me 30 vjet oficeri i marinës

Një oficer i marinës italiane është dënuar me 30 vjet burg për shitjen e sekreteve Rusisë.

19:14
Gjithçka që ndodhi në Javën e Modës Paris 2023

Java e Modës në Paris u ndje më e madhe dhe më e ngarkuar se kurrë me një orar të mbushur plot me një përzierje të shëndetshme të shtëpive franceze të njohura, duke përfshirë Chanel dhe Givenchy dhe etiketa më të reja, të pavarura si Cecile Bahnsen, Coperni dhe Anrealage.

19:09
Mijëra të mbijetuar, ende në nevojë për ndihmë një muaj pas tërmeteve shkatërrimtare në Turqi (fotot)

Një muaj pas tragjedisë së tërmeteve shkatërrimtare në Turqi dhe Siri, qindra mijëra njerëz janë ende në nevojë për strehim dhe kushte higjenike, teksa një apel zyrtar për 1 miliardë dollarë ndihma për krizën, ka arritur në vetëm 10 përqind të shumës.

18:57
Allegri harron penalizimin e pikëve: Fitojmë dhe kalojmë Interin

Juventus luan të dielën në mbrëmje ndaj Sampdorias. Bardhezinjtë kërkojnë tre pikët me ngulm edhe për shkak të penalizimit nga gjykata sportive me -15 pikë.

18:53
E kaluara dhe e ardhmja e nismës kineze “Një brez një rrugë”

Më 2013 Kina rriti shpenzimet e saj, pas propozimit të udhëheqësit Xi Jinping për krijimin e asaj që ai e quajti nisma “Një Brez Një Rrugë”, një projekt që parasheh investime infrastrukturore në vende në zhvillim. Gjatë 10 viteve të fundit koncepti ka ndryshuar. Vëzhguesit thonë se strategjia e Kinës për zgjerimin e ndikimit global mund të jetë duke hyrë në një fazë të re.

18:39
E vetme në SHBA, Ermiona tregon momentet e vështira të shtatzënisë në moshën 19-vjeçare

Pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Ermiona Lekbello vjen në studion e S’e Luan Topi, me një rrëfim për jetën e saj. 

18:37
Kundër rritjes së moshës së pensioneve, francezët vijojnë protestat prej një jave

Francezët janë të vendosur për të kundërshtuar deri në fund projektligjin e presidentit Emanuel Macron, për rritjen e moshës së  pensioneve.

18:34
Kopenhagen hap ekspozitë me zbulimet e kërkuesve amatorë të thesareve (fotot)

Megjithse në shumë vende të botës praktika vihet shpesh në lojë, në Danimarkë arkeologët amatorë me “detektorë metalesh” merren seriozisht nga shteti, aq sa u është kushtuar një ekzibicion i veçantë.

18:24
Chelsea koleksionon fitoren e dytë radhazi, Tottenham “frikësohet” në fundin e lojës

Chelsea regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mundi në “King Powers Stadium” Leicester me shifrat 1-3. Blutë e Londrës ishin imponues dhe në të 11-ën, Chilwell kaloi në avantazh skuadrën e Potter.

18:08
ArtKand/ Ilir Paço rrëfen pasionin e tij për artin, me ndihmën e Top Channel do të hapë një ekspozitë

Ilir Paço, gazetari dhe folësi i mirënjohur në Top Channel ka rrëfyer në programin ArtKand me Jetona Koçibellin pasionin e tij për artin.

18:07
Zarf i zi në shtëpinë e BBV, ja kush i ka shkelur rregullat kësaj here

Një zarf i zi ka mbërritur vetëm pak më parë në shtëpinë e BBV, i cili është shoqëruar edhe me një klip, në të cilin shfaqen disa pjesë, ku Olta akuzon produksionin për favorizime dhe mbështetje të Luizit në lojë dhe sfidat që bëhen brenda në shtëpi.

17:56
Inxhinierët turq: Ndërtuesit fajtorë për numrin e lartë të vdekjeve nga tërmeti

Ndërsa pjesë të Turqisë juglindore kanë filluar përpjekjet për rimëkëmbje nga tërmeti i muajit të kaluar, shumë pyesin pse kaq shumë ndërtesa relativisht të reja u shembën gjatë tërmetit me magnitudë 7.8. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, disa inxhinierë turq e drejtojnë gishtin nga politikat e qeverisë si fajtori kryesor për këtë.

17:39
BBC pezullon prezantuesin sportiv Gary Lineker për kritikat ndaj politikës së refugjatëve (fotot)

Rrjeti shtetëror britanik BBC duket se po përballet me një numër në rritje kritikash për pezullimin e ish-yllit të futbollit dhe prezantuesin e saj Gary Lineker, pas komenteve ku ai kritikonte politikat e qeverisë për azil-kërkuesit.

17:38
“Kam frikë mos më harron”/ Askush nuk e kishte vënë re, Olta përlotet çdo natë kur shtrihet

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

17:26
Shpërthen vullkani Merapi në Indonezi, ngrihet alarmi në të gjithë zonën përreth

Vullkani Merapi në Indonezi ka shpërthyer, duke ngritur në ajër shtëllunga tymi me lartësi 100 metra.

17:23
Rrezikon mosregjistrim në zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj ankimon në KAS vendimin e KQZ-së

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

17:21
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 12 qytetarë të infektuar dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit

12 qytetarë janë infektuar gjatë 24orëve të fundit me Covid19 ndërsa 8 qytetarë janë shëruar nga ky virus. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë ndërsa janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,881 që nga fillimi i epidemisë. Njoftimi i plotë: COVID19/ […]

17:18
I mituri u hodh për vdekje nga ura e Londrës pas postimeve të vetëvrasjeve online gjatë izolimit (fotot)

Një djalë 13-vjeçar ka vrarë veten pas ndjekjes dhe postimeve të materialeve vetëvrasëse online gjatë periudhës së izolimit në Britani, u tha sot në seancën dëgjimore të çështjes tragjike.

17:07
Kulmi i vitit për industrinë e filmit, sot mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar

Të dielën mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar për filmat më të mirë të Hollivudit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Los Anxhelos, Mike O’Sullivan kjo ngjarje pritet të tërheq vëmendjen e publikut. Materiali na njeh me pretendentet kryesore për të marrë çmim.

16:47
Elon Musk bën thirrje për lirimin e ‘shamanit’ protestues të 6 janarit në Uashington (fotot)

Biznesmeni miliarder Elon Musk ka bërë sot thirrje për lirimin e Jacob Chansley, duke argumentuar se veprimet e atij qe njihet tashmë si ‘shamani’ i protestës së dhunshme të 6 janarit në Kongresin amerikan, “janë portretizuar në mënyrë të rreme.”

16:44
“Stërvitja do vazhdojë sa të jetë e nevojshme”, Ukraina nis trajnimin e 28 mijë personave

Ukraina ka nisur të trajnojë 28,000 persona, të cilët do të kenë për detyrë të rimarrin territoret e pushtuar.

16:35
Rusia kontrollon pjesën lindore të Bakhmutit, ana perëndimore ende pjesë e Ukrainës

Forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në zonën përreth qytetit Bahmut të rajonit të Donjeckut, njoftoi ushtria ukrainase më 11 mars.

16:21
Triumf me aromë braziliane, Real përmbys Espanyol dhe i bën “presion” Barcelonës

Pas dy barazimeve radhazi, Real Madrid bën detyrën në Santiago Bernabeu teksa mposhti Espanyol me rezultatin 3-1.

16:16
Kanadaja ndalon importet ruse të aluminit dhe çelikut

Kanadaja ndaloi të premten importin e të gjitha produkteve ruse të aluminit dhe çelikut, veprim ky që Otava tha se kishte për qëllim që t’ia mohonte Moskës mundësinë për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

16:10
Tsunami e “bombë atomike” bashkë! 12 vite nga katastrofa, Japonia kujton Fukushimën!

Japonia e shënoi me një minutë heshtje 12-vjetorin e tërmetit masiv, tsunamit dhe katastrofës nukleare që pasoi fatkeqësinë natyrore, në mesin e shqetësimeve se vendi po planifikon lëshimin e ujit të trajtuar radioaktiv nga centrali nuklear i shkatërruar i Fukushimës, teksa qeveria vendase po planifikon rikthimin tek energjia atomike.

16:09
Shiu i krimbave mbush me insekte të gjalla makinat e trotuaret në Kinë (fotot)

Vendasit shiheshin sot të tmerruar në provincën kineze të Liaoning, në kufi me Korenë e Veriut, teksa mbanin çadra prej krimbave të gjallë që dukej se binin nga qielli duke mbushur trotuaret dhe makinat e parkuara.

16:08
Mitrovica në gjendje e rëndë ekonomike: Shtohen përfituesit e ndihmës sociale! 

Papunësia e lartë dhe mungesa e zhvillimit të industrisë konsiderohen si faktorë kryesorë për gjendjen e rënduar sociale dhe ekonomike sot në Mitrovicë.

16:05
Danimarka nderon arkeologët amatorë: Kanë zbuluar thesare të rralla!

Gjetkë nëpër botë, kjo praktikë ndodh shpesh të mos merret seriozisht.

15:51
Plagosi me armë zjarri pak ditë më parë 49-vjeçarin në Patok, arrestohet autori

Është arrestuar autori i plagosjes së katër ditëve më parë në Lagunën e Patokut. 

15:44
Makinat Retro/ Makinat historike ekspozohen në Elbasan, për festën e verës

Tashmë është bërë traditë ekspozita e makinave historike, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës, në Elbasan.

15:39
Gjuha e agresorit! Mësuesit e rusishtes, gjuhës që nuk kërkohet më

Liljana Zoga ish mësuese e rusishtes gëzohet kur rrugëve të Vlorës ndeshet me ukrainas me të cilët merret vesh.

15:30
TV ruse thonë se ‘britanikët po hanë ketrat e parqeve’ prej mangësive të furnizimit (video-fotot)

Një televizion rus doli sot në mediat britanike për pretendimet ‘ekstravagante’ se mungesat e furnizimeve me ushqime, në po detyrojnë vendasit të hanë ketrat e parqeve qytetare, prej mangësive të ardhura nga lufta në Ukrainë.

15:22
Opozita nuk e mbështet planin e BE! Kosovë, pas nënshkrimit, marrëveshja duhet të shkojë në Kuvend

Me vizitën dy ditore në Prishtinë, emisari për dialogun Miroslav Lajçk, tha se kreu misionin e tij për përgatitjen e spektrit politik në Kosovë mbi pritjet për takimin e 18 marsit në Ohër.

15:01
E rëndë! Aksident me vdekje në Dibër, humb jetën 20-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë pasdites së sotme në aksin rural të fshatit Melan në Dibër, ku një makinë ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë nga humbur jetën pasagjeri i automjetit Armend Spahiu.

14:47
Sekuestro, pronës së ushtrisë/ Hetimi i SPAK për privatizimin e Limionit në Sarandë

Prokuroria e Posaçme ka vendosur në sekuestro preventive bazën ushtarake detare në Sarandë,e cila dyshohet se ka kaluar në duart të privatëve në mënyrë të paligjshme dhe korruptive.

14:40
PD rrezikon zgjedhjet/ Ngërçi për firmën e Bashës. Përgjigjja për KQZ: Është dorëhequr

Lulzim Basha nuk bë i gjallë edhe pse komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i dha 48 orë kohë për të firmosur një testament të ri politik, që do t’i hapte dritën jeshile regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje.

14:38
Norvegjia do t’i sigurojë Ukrainës dy sisteme të mbrojtjes ajrore NASAMS

Norvegjia do t’i sigurojë Ukrainës dy sisteme të mbrojtjes ajrore NASAMS në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar ministri i saj i mbrojtjes.

14:30
“Gati për luftë”! KFOR-i “nis” trupat në Gjakovë e Prizren, stërvitje masive

Për tre ditë rresht, nga data 14 deri në 17 mars trupat e KFOR-it do të testojnë gatishmërinë e tyre për një situatë kritike në terren.

14:25
“Nuk do luajmë me frena dore”, Xavi: Ndaj Bilbaos si një finale, dua titullin

Barcelona luan të dielën më mbremje një sfidë delikate në transfertë.

14:23
Tragjedia në det të hapur, Itali nis rojet bregdetare: 1 mijë emigrantë në rrezik!

Mbytja e 73 emigrantëve pas përplasjes së varkës së tyre në brigjet e Italisë, ka qenë katalizatori i një vale operacionesh të rojes bregdetare italiane, falë të cilave janë shpëtuar me qindra emigrantë në disa varka përreth bregdetit të vendit tonë fqinj.

13:59
Dallëndyshe Bici prezantohet zyrtarisht si drejtuesja e re e Kadastrës, Rama: Të mbyllen sportelet, duhet digjitalizim i plotë

Dallëndyshe Bici është emëruar sot drejtuesja e re e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.

13:47
Vodhi një automjet, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari në Kukës! Kishte kryer edhe dy vjedhje të tjera më parë

Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës pasi vodhi një automjet një ditë më parë.

13:40
Shpërndante kanabis të ndarë në doza në lokalet e natës, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

Një 36-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit kanabis.

13:39
Kishte probleme me drejtimin e velieres/ Shpëtohet shtetasi gjerman në grykëderdhje të lumit Vjosa, humbi kontaktet me familjen

DVKM Vlorë/Operacion kërkim-shpëtimi i finalizuar me sukses, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpolit në Gjermani. Policia Kufitare e Vlorës i erdhi në ndihmë një shtetasi gjerman, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët, pasi kishte probleme me drejtimin e velieres në ujërat detare shqiptare, për shkak të motit të […]

13:35
Von der Leyen “frenon” SHBA-në për Kinën: Jo sanksione nëse dërgon armë në Rusi!

Në takimin e tyre në Washington, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tentuan të përafrojnë qasjen e dy palëve ndaj planeve të SHBA për të subvencionuar kompanitë amerikane, bazuar në Ligjin për Reduktimin e Inflacionit që nuk është pritur mirë nga disa në Europë.

13:34
Durrësi pa ujë! Tubacioni kryesor pëson dëmtim të rëndë, SHRUKD: Situata është e përkohshme

Moti i keq ka shkaktuar probleme në stacionin e pompave në Fushë Kuqe nga ku furnizohet me ujë Durrësi.

13:31
Aksidentet tragjike me 6 viktima/ Policia e Shtetit merr masa, rritet prezenca e punonjësve dhe mjeteve logjistike në rrugë

Një bilanc lufte pati vendi në dy ditët e fundit nga jetët e humbura  për shkak të aksidenteve.

13:26
Vuçiç shpreson se do ta vizitojë Kosovën deri në fund të vitit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha në mbledhjen e bordit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) se shpreson që deri në fund të vitit të mund ta vizitojë Kosovën, raporton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).

13:20
Biden e Von der Leyen flasin për Kosovën: Dialogu duhet të vazhdojë!

Ka qenë një takim i shumë mediatizuar ai i presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen në Shtëpinë e Bardhë, ku dy liderët botërore diskutuan tema nga të rëndësishmet e të ngutshme e momentit.

13:14
U arrestua për mashtrim, lirohet nga burgu ish-drejtoresha e mjedisit, Vjola Sterjo

Ndryshon masa e sigurisë për Vjola Sterjon, ish-drejtoreshën e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, e cila u arrestua për mashtrim, në 27 Dhjetor të vitit të shkuar.

13:05
Izraeli, gati të nisë gaz drejt Europës: Ja vendi që i “hap derën”!

Izraeli është i gatshëm të eksportojë gaz në Evropë përmes Italisë.

12:52
KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ankimon vendimin në KAS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në KAS vendimin e kreut të KQZ për të mos e njohur si drejtues të Partisë Demokratike dhe duke mos e regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

12:43
U denoncua nga Fiks Fare/ Arrestohet sekseri, merrte ryshfet 4-6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Pas denoncimit të skandalit nga Fiks Fare mbrëmjen e së enjtes lidhur me legalizimin e një shtëpie në Durrës, ku sekserët kërkonin nga 4 deri në 6 mijë euro për një procedurë që duhej të bëhej vite më parë, është arrestuar njëri prej tyre.

12:34
Efektet e famës së “Big Brother Vip”/ Psikologët tregojnë se përse shikuesit imitojnë më të pëlqyerit e shtëpisë

Fama e Big Brother është aq e madhe, saqë publiku ka filluar t’i imitojë personazhet e dashura, si vishen, si sillen, çfarë hanë.

12:19
Dëmshpërblim për viktimat/ Qeveria greke vendos pagesa për familjet e viktimave të aksidentit me trena

12 ditë pas aksidentit më të madh hekurudhor të vendit qeveria greke me anë të një njoftimi të ministrisë së Financave ka bërë me dije dëmshpërblimet për familjarët e viktimave dhe të plagosurve nga kjo ngjarje tragjike.  

12:15
Dhunoi mjekun e Spitalit në Gramsh, arrestohet agresori 59-vjeçar

Një 59-vjeçar nga Gramshi është vënë në pranga pasi ka dhunuar një mjek në krye të detyrës.

12:00
Kina “pajton” Arabinë Saudite me Iranin, SHBA: Mirë e bëjnë, por…

Pavarësisht një ashpërsimi të tensioneve mes saj dhe Kinës së fundi, Amerika i përshëndeti përpjekjet e Pekinit për fundin e luftës në Jemen dhe uljen e tensioneve në rajon, pas njoftimit të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar prej tij që i mundëson Iranit dhe Arabisë Saudite rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas shtatë vitesh armiqësie.

11:45
Do të regjistrohet PD në zgjedhje? Celibashi: Vendimin do e marr pasi të kalojë afati 48 orësh

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit tha se vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike do të merret nesër ose pasnesër, ndërsa afati që Lulzim Basha të dorëzojë kërkesën e me firmën e tij përfundon në orën 24:00.

11:31
Përplasja Deschamps-Benzema, sulmuesi e quan trajnerin kloun

Atëherë kur besohej se saga Didier Deschamps–Karim Benzema ishte arkivuar, shfaqet seria e re përplasjes mes trajnerit të Francës dhe sulmuesit të Realit të Madridit për përjashtimin e tij nga “Katar 2022”.

11:19
Kontrabandonin bagëti të vjedhura nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, në pranga 5 persona në Sarandë

Pesë persona janë vënë në pranga në Sarandë, pasi vidhnin bagëti në Greqi dhe i sillnin në Shqipëri kontrabandë me qëllim pët t’i shitur.

11:17
Kërkohej prej javësh nga familjarët, gjendet një trup i pajetë në një kanal vaditës në Divjakë

Një 60-vjeçar i cili kërkohej prej javës  nga familjarët e tij, ëshjtë gjendur I pajetë në një kanal vaditës në fshatin Korie të Divjakës.

11:06
Shitje droge dhe pjesëtare e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë

Një 30-vjeçare është arrestuar në Tiranë si anëtare e një grupi të strukturuar kriminal.

10:56
Shpërndante heroinë dhe metadon të lëngshëm, arrestohet 35-vjeçari në Fier

Një 35-vjeçar i cili shpërndante drogë të forta ka rënë në prangat e policisë së Fierit.

10:49
Tritoli i vendosur banesës në Kurbin/ Gjendet një makinë e djegur në Fushë-Krujë, merren në pyetje familjarët e e Pilot Rolit

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e djeshme në Sanxhak të Kurbinit, ku u vendos tritol në banesën e Skënder Likës.

10:38
Akuzohej se kishte nënshkruar memorandumet me masa shtrënguese për grekët/ Dhunohet rëndë lideri i partisë së majtë opozitare

Lideri i partisë së majtë opozitare Yanis Varoufakis MeRA-25 është dhunuar nga persona të panjohur mbrëmjen e së shtunës.

10:24
Po pastronte grilat e dritareve, bie nga kati i tretë i banesës 40-vjeçarja në Tiranë

Një 40-vjeçare në Tiranë ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë banesës së saj, teksa pastronte grilat e dritareve.

10:15
Zgjedhjet e 14 majit, Fatmir Mediu do të garojë me listën e vet të këshilltarëve në çdo bashki

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu konfirmoi se do jetë pjesë e bashkëpunimit të opozitës dhe do të mbështesë kandidatët për kryetarë bashkie të opozitës,

10:04
Trajneri veteran spanjoll: 17 vjeç, pasues i Messit?! Barcelona e trajtoi keq Ansu Fatin

Javier Clemente ka qenë trajner i Athletic Bilbaos në vitet ’80 dhe gazeta katalanase “Sport” ka përfituar nga dueli mes skuadrës baske dhe Barcelonës, i planifikuar për të dielën, për La Liga, për të biseduar me trajnerin me përvojë.

09:48
Sot skadon afati, grupi i Alibeajt njofton Celibashin: Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur është i plotë

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin se nuk do dorëzojnë dokument të firmosur nga Lulzim Basha.

09:37
PSG mendon riformatimin e skuadrës, kërkon ta fillojë me Bernardo Silva dhe Osimhen

Paris Saint-Germain po mendojë që rikrijojë skuadrën pas eliminimit nga Champions League, ndërsa emrat që ka pikasur janë Bernardo Silva i Manchester City-t dhe Osimhen i Napoli-t.

09:24
Ukraina rikthen furnizimin me energji elektrike, pas sulmeve ruse

Kryeqyteti i Ukrainës riktheu pjesën më të madhe të furnizimit me energji elektrike të premten, thanë zyrtarët, pasi vendi sërish reagoi me shpejtësi ndaj valës së fundit të sulmeve ruse me raketa që vunë në shënjestër infrastrukturën kritike ukrainase.

09:13
Aksidentoi me vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet shoferi 49-vjeçar në Korçë

Është kapur dhe prangosur shoferi 49-vjeçar i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje kalimtarin në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” dhe u  largua nga vendi i ngjarjes.

09:03
Mount, larg Chelsea-t? Potter: Ai dëshiron të luajë sa më shumë, si gjithë të tjerët!

Mason Mount mund të largohet nga Chelsea në verë.

08:50
Shtëpia e Bardhë mirëpret marrëveshjen Arabi Saudite-Iran të ndërmjetësuar nga Kina

Megjithë marrëdhënien e paqëndrueshme me Kinën, Shtëpia e Bardhë thotë se mirëpret përpjekjet e Pekinit për të ndihmuar në dhënien fund të luftës në Jemen dhe uljen e tensioneve në rajon, pas njoftimit të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina, që u mundëson Iranit dhe Arabisë Saudite të rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas shtatë vitesh armiqësie.

08:42
Jeta e dyfishtë e lojtarit, mesfushor në futboll dhe pastor në kishë

Andre Anderson, mesfushori i San Paolos i huazuar nga Lazio me të drejtë blerjeje, i cili ka veshur edhe fanellën e Salernitana-s dhe të Italisë U-20, ka vendosur t’i përkushtohet një jete të dyfishtë.

08:36
Operacione të shumëfishta të Rojes Bregdetare italiane, mbi 1 mijë emigrantë të rrezikuar

Roja bregdetare italiane bëri operacione të shumta shpëtimi të premten për të shpëtuar qindra emigrantë që kishin mbushur disa varka përreth bregdetit italian, vetëm dy javë pasi të paktën 73 persona u mbytën pasi u përplas varka e tyre.

08:23
Tefloni dhe kimikatet e përjetshme: Helmi i fshehur në trup

Projekti “Forever Pollution Project” ka lokalizuar në mbarë Europën 17 mijë zona të ndotura me PFAS. Ky është një kërkim për të gjetur kimikatet e përjetshme që ndodhen në trupin tim.

08:19
Biden, Von der Leyen bisedojnë për subvencionimin e kompanive amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u përpoqën të minimizojnë ndasitë për planet e Uashingtonit për të subvencionuar kompanitë amerikane, bazuar në Ligjin për Reduktimin e Inflacionit që nuk është pritur mirë nga disa në Evropë.

08:13
Freskët dhe me diell, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë  fundjavë ardhja e masave ajrore veriperëndimore drejt territorit shqiptar do të diktoje mot të vranët dhe të freskët.

08:05
Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një lokali në Kamëz, autori qëlloi në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në drejtim të një lokali në Kamëz.

E premte, 10 Mars 2023
22:59
Reshje shiu dhe mungesë e ujit të pijshëm/ Moti i keq shkakton probleme në ujësjellësin e Durrësit

Moti i keq ka shkaktuar probleme në stacionin e pompave në Fushë Kuqe, nga ku furnizohet me ujë Durrësi.

22:47
Java e Oscars! Për herë të parë në 60 vite ndryshohet detaji ikonik në ceremoni

Prej 60 vitesh, ceremonia e Oscars ka pasur një tipar mjaft dallues, tapetin e saj të kuq.

22:37
Mbappe te Reali? Ancelotti i vendos “pikën” kësaj çështjeje

Në konferencën e dhënë në prag të ndeshjes së La Liga kundër Espanyol, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është pyetur edhe për mundësinë e kalimit të Kylian Mbappe te “Los Blancos”, duke ditur se sulmuesi francez është i palumtur te Paris Saint-Germain pas eliminimit nga Champions Legue.

22:18
Ekonomia amerikane në “situatë të nxehtë”/ Biden: Borxhi publik mund të na “shkatërrojë”

Raporti i fundit i papunësisë tregoi se më shumë vende pune u shtuan gjatë muajit shkurt në ekonominë amerikane. Kjo ndodhi pavarësisht rritjes së normave bazë të interesit, ndërsa indikatorët tregojnë se inflacioni vijon të jetë i lartë në ekonominë më të madhe në botë.

22:06
Përgjaken rrugët në vend! Gjashtë viktima nga aksidentet brenda 24 orëve

Vetëm këtë të premte ka pasur tre viktima dhe dy të plagosur nga pesë aksidente të ndryshme në Durrës, Kavajë, Korçë, Fier dhe Lezhë.

22:04
Sfida e Vëllait të Madh, grupi fitues do të ketë 100% të buxhetit, ndërsa humbësit 0%

Vëllai i Madh u dha banorëve sfidën e litarit për të  përcaktuar buxhetin.

21:44
“Mund të ketë mungesa”/ Punonjësit e rafinerisë në Francë në grevë, shkak projektligji i pensioneve

Vendimi i presidentit Emanuel Macron për rritjen e moshës së pensioneve ka sjellë pakënaqësinë e shumë personave.

21:42
Guvernatori republikan thotë se krye-doktori Fauci ‘duhet të mbajë përgjegjësi për politikat gjatë Covid’ (fotot)

Guvernatori amerikan i Florida, Ron DeSantis tha sot gjatë një takimi në Iowa se këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij gjatë pandemisë, dhe bashkë me elitarë të tjerë të japin llogari për teorinë e “daljes nga laboratori”.

21:42
Tërmeti 4.6 i shkallës Rihter, shtyhet ndeshja e futbollit në Itali

Ndeshja e Seria B, Perugia-Reggina që ishte planifikuar për t’u luajtur këtë të shtunë, nesër, është shtyrë për një datë të pacaktuar për shkak të tërmeteve me magnitudë maksimale 4.6 ballë që tronditën të enjte Umbria-n.

21:36
Zbuloni 17 ishujt më të bukur të Karaibeve!

Më shumë se 7000 ishuj në Detin e Karaibeve janë të bekuar me mot pothuajse perfekt, plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra të shkëlqyera blu.

21:30
17 raste të reja dhe 13 të shëruar nga Covid 19 në vend

17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vend.

21:17
Aksident në kryeqytet, makina del nga rruga

Një makinë ka dalë nga rruga këtë mbrëmje në kryeqytet, pasi drejtuesi humbi kontrollin.

21:07
Ambasadorja e SHBA-së në Shkup: Në listën e zezë amerikane, më shumë se një shtetas maqedonas

Lufta kundër korrupsionit mbetet në fokus të politikës amerikane ndaj Maqedonisë së Veriut.

21:05
U tronditën nga tërmeti 4.6 ballë, shtyhet ndeshja e futbollit në Itali

Ndeshja e Seria B, Perugia-Reggina që ishte planifikuar për t’u luajtur këtë të shtunë, nesër, është shtyrë për një datë të pacaktuar për shkak të tërmeteve me magnitudë maksimale 4.6 ballë që tronditën të enjte Umbria-n.

20:51
​Vuçiç akuzon Kosovën dhe Perëndimin: Duan që Kurti të duket si Zelensky e unë të jem një lloj Putin-i

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare se gjoja po duan “poshtërimin e Serbisë”.

20:40
Zjarri u mori shtëpinë, familja në qiell të hapur! Me ndihmën e “Fiks Fare” bashkia i dëmshpërblen

Në fashatin Toç të Njësisë Administrative Qesaratë, Bashkia Memaliaj çifti i të moshuarve bashkë me djalin me probleme të shëndetit mendorë jetojnë në qiell të hapur.

20:30
Ja cilat janë tre shenjat më egoiste të Zodiakut!

Individët egoistë gjithashtu shihen shpesh si narcisistë, duke e bërë të vështirë për të ndërvepruar me ta. Ata priren të marrin më shumë se sa japin dhe mund të lënë një vazhdë të marrëdhënieve të dëmtuara në rrugën e tyre.

20:22
Galtier: Nuk jam unë ai që duhet ta bindë Mbappe-në të qëndrojë në Paris

Pas eliminimit të Paris Saint-Germain nga Champions League, ylli i parisienëve, Kylian Mbappe duket se është mërzitur shumë.