Trajneri veteran spanjoll: 17 vjeç, pasues i Messit?! Barcelona e trajtoi keq Ansu Fatin

11/03/2023 10:04

Javier Clemente ka qenë trajner i Athletic Bilbaos në vitet ’80 dhe gazeta katalanase “Sport” ka përfituar nga dueli mes skuadrës baske dhe Barcelonës, i planifikuar për të dielën, për La Liga, për të biseduar me trajnerin me përvojë.

Ndër temat e ndryshme të trajtuara, Clemente kritikoi trajtimin që i është bërë Ansu Fatit, sulmuesit të ri të katalanase, i cili deri më tani nuk ka konfirmuar ende të gjitha pritshmëritë që i janë atribuuar kur u shfaq në ekipin kryesor, tre vjet më parë.

“Kur u largua Messi, ata thanë se kishin tashmë zëvendësuesin e tij, Ansu Fatin, që ishte vetëm 17 vjeç. Ishte një goditje e madhe për një lojtar kaq të ri. U detyrua të ishte në formacionin startues dhe me një përgjegjësi të madhe mbi të.

Sigurisht që ai nuk e përballoi dot atë presion dhe tani as nuk e kujtojnë. Një 17-vjeçar është zëvendësuesi i Messit? Një barbari. Tani po bëjnë të njëjtën gjë me Pedrin dhe Gavin, por duhet të keni durim. Te Barcelona po i dëmtojnë lojtarët e rinj, duke i bërë ata që nuk janë ende,” –  tha trajneri spanjoll me shumë përvojë.

Top Channel