Mbappe te Reali? Ancelotti i vendos “pikën” kësaj çështjeje

10/03/2023 22:37

Në konferencën e dhënë në prag të ndeshjes së La Liga kundër Espanyol, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është pyetur edhe për mundësinë e kalimit të Kylian Mbappe te “Los Blancos”, duke ditur se sulmuesi francez është i palumtur te Paris Saint-Germain pas eliminimit nga Champions Legue.

Pyetjes së gazetarëve, nëse sulmuesi është një objektiv i Real Madrid, Ancelotti i vendosi “pikën” këtyre lajmeve.

“Këtë pyetje mund ta bëni sot, pas tre ditësh, pas dy muajsh… por është një pyetje që nuk do t’i përgjigjem kurrë”, tha tekniku.

Top Channel