17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vend.

9 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Durrës, Fier, Lushnjë, Memaliaj, Kuçovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 166 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,873 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Mars 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 373

Testime totale 2,043,433
Raste pozitive 333,639
Raste të shëruara 329,873
Raste Aktive 166
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Fier 8
Vlorë 5
Shkodër. 3
Gjirokastër. 2
Durrës. 1
Elbasan. 1
Berat. 1
Kukës. 1

Top Channel