Prej 60 vitesh, ceremonia e Oscars ka pasur një tipar mjaft dallues, tapetin e saj të kuq.

Por, ndërsa përgatitjet kanë filluar për ngjarjen më të madhe të filmit në botë, duket se surprizat nuk do të kenë të reshtur në këtë edicion

Jimmy Kimmel, mikpritësi i këtij viti, bëri një batutë gjatë zbulimit të detajit interesant. Sipas tij ndryshimi i ngjyrës së tapetit në më shumë se gjashtë dekada ishte nxitur nga Will Smith që goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, në skenë gjatë ceremonisë së vitit të kaluar.

Unë mendoj se vendimi për të shkuar me një tapet ngjyrë shampanjë në vend të një të kuq tregon se sa të sigurt jemi se nuk do të derdhet gjak“, tha ai.

Organizatorët e çmimeve Oscar thanë se donin që qilimi të ishte i butë, si një plazh në perëndim të diellit.

Qilima prej 50.000 metrash katrorë, e cila u krijua në një ngjyrë të zgjedhur nga akademia, është më e fundit në një trend të qilimave shumëngjyrësh që përfshijnë premiera, gala dhe ceremoni çmimesh në të gjithë vendin, nga Emmys, në ngjyrë ari deri tek Golden Globes, ngjyrë gri në premierën botërore me tapetin vjollcë të “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Angeles në nëntor.

Për ekipin e prodhimit të Oscars, i cili zgjodhi ngjyrën e shampanjës, përparësia ishte një ngjyrë e lehtë, “qetësuese” që nuk do të përplasej me tendën portokalli që do të ngrihet mbi tapet për të mbrojtur të pranishmit nga dielli dhe shiu i mundshëm.

Top Channel