Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Pavarësisht një ashpërsimi të tensioneve mes saj dhe Kinës së fundi, Amerika i përshëndeti përpjekjet e Pekinit për fundin e luftës në Jemen dhe uljen e tensioneve në rajon, pas njoftimit të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar prej tij që i mundëson Iranit dhe Arabisë Saudite rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas shtatë vitesh armiqësie.
“Nëse kjo marrëveshje mund të qëndrojë – pavarësisht se çfarë interesash pati apo se kush u ul në tryezë – nëse mund të qëndrojë dhe lufta në Jemen të përfundojë, dhe Arabisë Saudite mos t’i duhet të përpiqet vazhdimisht të mbrohet nga sulmet e huthive, që janë të themeluar dhe të mbështetur nga Irani, në fund të fundit ne e mirëpresim këtë”, tha John Kirby, koordinator për komunikimet strategjike i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, gjatë një seance informimi me gazetarët.
Kirby megjithatë, u përpoq ta ulte rëndësinë e këtij zhvillimi, duke nënvizuar se edhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar për uljen e tensioneve nëpërmjet “kombinimit efikas të diplomacisë dhe veprimeve parandaluese”.
Ai vuri në dukje se plani i njoftuar në Pekin të premten duket se është i ngjashëm me negociatat e mbajtura në Bagdat dhe në Muscat në vitin 2021 dhe 2022, që synonin rivendosjen e marrëdhënieve mes dy fuqive rivale në Lindjen e Mesme, negociata që u mbështetën nga Shtetet e Bashkuara, megjithatë sërish shprehu dyshime nëse Teherani do t’iu përmbahet zotimeve të marrëveshjes.
Top Channel