Momenti i arrestimit

Një 35-vjeçar i cili shpërndante drogë të forta ka rënë në prangat e policisë së Fierit.

Operacioni “Liquid” vuri në pranga Eriseld Ngresi, 35 vjeç, banues në Fier, pasi shpërndante doza të lëndës narkotike heroinë dhe sasi metadoni i lëngshëm.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, një sasi metadoni i lëngshëm dhe disa medikamete mjekësore(diazepam), të cilat i shiste në vendin e quajtur “Azotiku”, dhe në lagjen “Kryengritja”, Fier.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel