Zgjedhjet e 14 majit, Fatmir Mediu do të garojë me listën e vet të këshilltarëve në çdo bashki

11/03/2023 10:15

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu konfirmoi se do jetë pjesë e bashkëpunimit të opozitës dhe do të mbështesë kandidatët për kryetarë bashkie të opozitës,

Në takimin e zhvilluar me degën e PR për Tiranën, Mediu tha se do të garojë me listën e vet të këshilltarëve në çdo bashki, duke i bërë ata pjesë të stafeve të kandidatëve për kryetar bashkie.

Situata në vend është shumë e rëndë, ekonomikisht dhe politikisht, nuk ka shtet nuk ka ligj nuk ka pushtet lokal, është vrarë besimi, kjo edhe për shkak të gabimeve që bëri opozita duke lënë parlamentin, e kështu i dhamë mundësinë Edi Ramës të ndryshonte kushtetutën dhe ligjin zgjedhor dhe të ndalojë koalicionet, po ashtu bojkoti i zgjedhjeve lokale ishte një veprim absurd duke i dhuruar pushtetin e socialistëve. Nisur nga këto gabime absolute duhet të reflektojmë, të lëmë mënjanë ndarjen dhe luftën, t’i përgjigjemi kërkesës dhe nevojës së shqiptarëve nga Konispoli në Vermosh për të dalë vetëm me një kandidat opozitar për kryetar bashkie dhe ta mbështesim të gjithë së bashku.”– tha Mediu.

Top Channel