E hënë, 02 Tetor 2023
17:58
“Si ecën situata me selfiet”/ Bujqësia përplas Korreshin dhe Braçen: Tollonat e naftës u shpërndanë dy ditë para zgjedhjeve

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka deklaruar se bujqësia ndodhet në ditën e saj më të zezë.

17:44
Njohja e sigurimeve shoqërore në Greqi, Braçe në Kuvend: Presioni mbi autoritet greke të jetë maksimal

Deputeti i PS-së, Erion Braçe theksoi se duhet të bëhet presion maksimal mbi autoritet greke për njohjen e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve të cilët punojnë në vendin fqinj.

17:43
Qindra njerëz kërkojnë 9-vjeçaren e zhdukur në kampingun e familjes në New York (fotot)

9 vjeçarja Charlotte Sena ishte me biçikletën e saj në parkun pranë liqenit Moreau gjatë një kampingu me familjen, kur tragjikisht është zhdukur pa lënë gjurmë, teksa policia thotë se mund të jetë rrëmbyer.

17:23
Pikë kthese në trajtim! OBSH rekomandon vaksinën e dytë për fëmijët e prekur me malarie

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar miratimin e një vaksine kundër malaries të bërë nga universiteti i Oksfordit, e cila ka treguar mbrojtje të qëndrueshme në prova, duke shënuar një pikë kthese në trajtimin e një sëmundjeje që vazhdon të vrasë qindra mijëra fëmijë çdo vit.

17:22
Apple shpjegon arsyet e raportimeve për tej-nxehje të modelit të fundit iPhone 15 (fotot)

Që prej daljes në shitje të modelit në shtator, shumë përdorues raportonin se aparatet nxeheshin aq sa nuk prekeshin dot me dorë.

17:20
Këshilli i Refugjatëve: 75% e azilkërkuesve që kalojnë Kanalin do të njihen si refugjatë në MB

Një dokument i ri informues i publikuar sot nga Këshilli i Refugjatëve zbulon se tre të katërtat e njerëzve që kanë kaluar Kanalin me një varkë të vogël deri në vitin 2023 do të njihen si refugjatë nëse kërkesat e tyre për azil do të shqyrtohen.

17:19
Tragjedia në Spanjë! Klubi i natës që u rrënua nga zjarri vdekjeprurës, ishte urdhëruar të mbyllej më 2022

Klubi i natës që u rrënua nga një zjarr gjatë fundjavës në Spanjë, duke lënë të vdekur 13 persona, ishte urdhëruar të mbyllej në vitin 2022, njoftuan autoritetet spanjolle të hënën.

17:17
Nis Kuvendi/ Deputetët mbajnë një minutë heshtje në nder të policit të vrarë në Kosovë, Afrim Bunjaku

Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur me mbajtjen e një minute heshtje për policin e vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku.

17:04
Nga makinat klasike te motorët dhe biçikletat! Muzeu automobilistik në Manastir, i çon vizitorët në një udhëtim në kohë

Muzeu etnografik dhe automobilistik “Filip” në qytetin e Manastirıt në Maqedoninë e Veriut, i çon vizitorët në një udhëtim në kohë.

17:01
Zjarri u afrohet shtëpive në Pishë Poro, ministri: Operacioni nga ajri do të vijojë deri në neutralizimin e plotë

“Një ndër vatrat më problematike dhe më kaotike të zjarrit me të cilat jemi përballur deri më sot”.

16:54
Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga bashkëpunimi me BE-në

Një fitore e Ukrainës kundër Rusisë varet nga bashkëpunimi me Bashkimin Evropian, u tha Volodymyr Zelensky ministrave të jashtëm të BE-së të mbledhur në Kiev.

16:41
I jep fund jetës 31-vjeçarja në Korçë, vijon hetimi

Një 31-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në hangarin e banesës së saj në fshatin Pulahë të Korçës.

16:39
Danimarka kontribuon me 11.6 milion paund në porosinë e BE-së për municionet për Ukrainën

Danimarka do të kontribuojë me 100 milionë korona daneze ose 11.6 milionë paund në një urdhër të përbashkët evropian për municione sipas skemës së BE-së për të ndihmuar Ukrainën.

16:29
Britanikët në ‘Oktoberfest’ ankohen për çmimet shokuese prej €14 gota e birrës në festivalin e famshëm të Munihut (fotot)

Çmimet duket se ishin pak më të larta sivjet në festivalin e famshëm të birrës në Munich aq sa mediat britanike e krahasonin me ironi me një ‘Disney Land të alkoolit’, duke thënë se disa ishin gati të hiqnin dorë, ndërsa të tjera do të shpenzonin sa kërkohej për eksperiencën.

16:29
Erdogan: Turqia nuk pret më asgjë nga BE-ja

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij “nuk pret më asgjë nga Bashkimi Evropian, i cili na ka lënë të presim në derën e tij për 40 vjet”.

16:27
Koçiu në Kroaci, nënshkruan planin e ri të bashkëpunimit në shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe homologu i saj kroat, Vili Beros, kanë nënshkruar Planin e Bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë dhe atë të Mjekësisë për vitet 2024 – 2026, bazuar në Marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 27 tetor 2003.

16:16
Sylvinho dhe Zabaleta në Spanjë, takojnë dy legjionarët kuqezi

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior ka zhvilluar takime pune këtë fundjavë me dy lojtarët e Kombëtares: Ivan Balliun dhe Keidi Baren.

16:09
Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Roaming mes BE e Ballkanit Perëndimor

Tarifat e reja të shërbimit Roaming në Ballkanin Perëndimor kanë hyrë zyrtarisht në fuqi.

15:51
I dënuar për gjobëvënie, sekuestrohet pasuria me vlerë 1 mln euro e 29-vjeçarit në Tiranë

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë,u zhvillua operacioni policor i koduar “Locked”. Në zbatim të […]

15:39
Mashtruesja e aristokratëve të New York rikuperohet pas burgut me shfaqje mode në shoqërinë e lartë (fotot)

Mes dhjetra pasarelave të këtij viti në Javën e Modës në New York një prej tyre është bërë biseda e qytetit, por jo prej modeleve apo kostumeve të tyre por prej organizatores në liri me kusht që prezantonte eventin me byrzylyk elektronik gjurmues në kavilje.

15:36
Rama thirrje ndërkombëtarëve nga Kroacia: BE dhe NATO të dënojnë Serbinë!

Kryeministri Rama u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve nga Kroacia që të marrin masa ndëshkuese ndaj Serbisë për aktin barbar në veri të Kosovës.

15:33
Muzika në epokën e “AI”! Çene: Inteligjenca Artificiale do dëmtojë muzikën komerciale

Inteligjenca Artificiale sa duket do të vras dhe industrinë e muzikës.

15:32
Tetori i librit! Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit hap “Fjalë pas fjale”

Është çelur sot në një ceremoni zyrtare Tetori i Librit.

15:28
Rama: Do korrigjojmë administrimin e fondeve të BE-së për bujqësinë

Pas pezullimit të fondeve IPARD nga Bashkimi Evropian, Kryeministri Edi Rama tha nga Kroacia se do të ketë korrektime në fushën e administrimit të fondeve të bujqësisë.

15:18
Kryeministri i Kroacisë: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së! Pse nuk dënohet Serbia?!

Kryeministri kroat, Andrej Plenković, gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin, Edi Rama ka konfirmuar mbështetjen e Kroacisë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

15:16
Dhjetëra degë mund të mbyllen! Në Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë e Gjirokastër më pak studentë

Dhjetëra degë mund të mbyllen në Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë e Gjirokastër pasi studentët nuk janë regjistruar.

15:09
Rama nga Kroacia: Shpallja e zisë kombëtare nga Serbia, e papranueshme!

Kryeministri Edi Rama ka dënuar qëndrimin e Serbisë gjatë vizitës zyrtare në Kroaci.

15:07
Në universitet hyjnë 20.000 studentë! Teknologjia më e kërkuara, bie interesi për Shkencat Sociale

2 tetori hapi dyert e universitetit për nisjen e vitit të ri akademik për rreth 121 mijë student në të gjithë Shqipërinë, ku 75% prej tyre ndjekin procesin mësimor në universitetet publike, ndërsa 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditorë.

15:00
UAMD-ja nis vitin e ri akademik me degë të reja! Të rrezikuara vetëm 3 programe studimi

Viti i ri akademik në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka nisur me degë dhe mundësi të reja për të rinjtë që gjithnjë e më shumë janë në kërkim të përshtatjes me zhvillimet e reja dhe nevojat e tregut të punës.

14:52
Shqipëri – Kroaci, nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore! Përfitojnë 3 mijë shqiptarë

Kroacia iu shtua sot listës së shteteve me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

14:38
Zjarri 200 m larg shtëpive në Pishë Poro! Banorët nxitojnë të korrin të mbjellat: Po rrezikohemi!

Situata me zjarret vijon të jetë alarmante në Pishë Poro të Fierit, pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe ajri.

14:30
BE: Kosova ka mandat për hetime, Serbia të bashkëpunojë pa kushte

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të hënën se Policia e Kosovës ka mandat për t’i hetuar sulmet që i janë bërë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ndërsa Serbia e ka obligim të bashkëpunojë, pa kushte.

14:24
“Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën”, reagon ushtria serbe

Kryetarja e Komisionit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencën, Ganimete Musliu deklaroi se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi të kufirit.

14:09
Aksident në rrugën Transballkanike të Vlorës, “Range Rover-i” përplas makinën e policisë

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një makinë policie është përplasur nga një makinë tjetër e tipit “Range Rover”.

14:03
Veliaj pret Presidentin e Parë të Parlamentit të Landtag-ut të Vjenës: Mirënjohje për ndihmën në zhvillimin e arsimit profesional

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti Presidentin e Parë të Parlamentit të Landtag-ut të Vjenës, Ernst Woller, qytet i cili zbaton prej vitesh projektin “AL-VET Quality For All”, për arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri.

13:51
Falsifikuan dokumentet për të dalë nga Shqipëria, në pranga një liberian dhe një kosovar

Dy persona janë arrestuar për falsifikim të dokumenteve, të cilët tentuan të largoheshin nga Shqipëria në Aeroportin e Rinasit.

13:42
Gërvalla paralajmëron luftë, media gjermane: Do “plasë” nëse ndërkombëtarët …

Situata është larg qetësimit në Kosovë, e dëshmuar qartazi kjo dhe nga deklaratat e ministres së jashtme Donika Gërvalla, e cila ka paralajmëruar luftë, në rast se, komuniteti ndërkombëtar vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim të pandryshuar ndaj Serbisë.

13:32
Merrte para për të mos gjobitur bizneset, SPAK dërgon për gjykim ish-inspektorin e Shëndetësisë

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-zyrtarin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Marvin Mersini, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.

13:31
“Mjekët e rinj” e nisin me protestë! Studentët nuk duan të punojnë 3-5 vite në Shqipëri

Kur në ambientet e brendshme të rektoratit zhvillohej ceremonia për fillimin e vitit të ri akademik, në ambientet e jashtme, studentët e mjekësisë kanë protestuar duke bojkotuar fillimin e vitit të ri shkollor deri në anulimin e ligjit, që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite pas përfundimit të studimeve, e më pas të pajisen me diplomë.

13:20
I siguroi një gruaje pasaportë false që të dilte ilegalisht nga vendi, arrestohet 40-vjeçari nga Kosova

Një 40-vjeçar nga Kosova u vu në pranga pasi i siguroi një gruaje pasaportë false që të dilte ilegalisht nga vendi.

13:17
Rriten transfertat kombëtare në euro, në 8 muaj u kryen 19 mijë transaksione

Transfertat e brendshme bankare në Euro për këtë vit shënuan rritje.

13:03
Qentë endacakë problem serioz në Bulqizë! Banorët të rrezikuar: I sjellin nga rrethet e tjera

Në Bulqizë qentë endacakë janë kthyer në problem serioz për banorët e Lagjes së Vjetër dhe Lagjes së Re.

13:00
Nobeli i Mjekësisë për vaksinat Covid, zbuluan teknologjinë mRNA

Dy shkencëtarët që zbuluan teknologjinë mRNA për vaksinat kundër koronavirusit janë laureatët e Nobelit të sivjetshëm në Mjekësi.

13:00
Guardiola: Te Barça isha me fizikun më të dobët, por më i ndëshkuari

Pep Guardiolës iu desh ta shikonte nga tribuna, i ulur pranë Txiki Begiristain dhe Manel Estiarte, humbjen e City-t të tij kundër Wolverhamptonit, pasi ishte i pezulluar për shkak të tre kartonëve të verdhë të marrë në ndeshjet e para të sezonit.

12:47
Dimal/ Ndezi zjarr për djegien e barishteve po u shkrumbuan bimësi e ullinj, arrestohet 66-vjeçari

Një 66-vjeçar u arrestua në Dimal pasi i vuri flakën një sipërfaqeje të madhe toke me bimësi e ullinj.

12:44
Shpendi 5 gola në 4 ndeshje/ Sulmuesi i kombëtares U21 shënon sërish me Cesenën

Sulmuesi i kombëtares së “Shpresave”, Cristian Shpendi është duke kaluar një super moment me Cesenan.

12:43
Nis shpërndarja e pensioneve të indeksuara, përfitojnë 767 mijë pensionistë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nisi këtë të hënë shpërndarjen e pensioneve të indeksuara në masën 8.6%.

12:38
 “Magjistratë, punoni të qetë dhe luftoni krimin”/ Përfundon mbledhja e KLP, zbardhen diskutimet

Ka përfunduar pas rreth një ore e gjysmë mbledhja me dyer të mbyllura mbledhja e Kreut të Lartë të Prokurorisë me kreun e SPAK Altin Dumanin,  drejtorin e Policisë së Shtetit, kreun e Gardës dhe ministrin Balla.

12:38
Marvin Çuni përballë Romës/ Sulmuesi kuqezi vlerësohet si lojtari më i mirë i Frosinones

Një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë, Marvin Çuni, ishte protagonist me skuadrën e tij të Frosinones mbrëmjen e djeshme në përballjen e ekipit të tij me Romën.

12:34
Uzuni rikthehet me gol! Sulmuesi i kombëtares shmangu humbjen e Granadës

Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar.

12:30
U kapën në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, dhjetëra të arrestuar në Tiranë

12 shoferë janë arrestuar ose po ndiqen penalisht në Tiranë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

12:20
Habiten policët rrugorë, një qen filmohet duke ngarë makinën në Sllovaki

Një burrë është gjobitur, pasi u vu re nga kamerat e trafikut se qeni i tij ishte ulur në timonin e shoferit dhe po ecte mbi shpejtësinë e lejuar, në fshatin Šterusy në Sllovakinë perëndimore.

12:15
Rama vizitë në Kroaci, pritet nga homologu Andrej Plenkovic

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë të nivelit të lartë në Kroaci.

12:08
Sulme Kosovës nga 37 pozicione të ndryshme, Kurti zbulon planin, reagon BE-ja

Përmes platformës X, Albin Kurti dha sot detaje mbi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, dhe planin që sipas kryeministrit të Kosovës, fshihej pas tij.

11:58
Turqia sulmon kurdët/ Shkatërrohen 20 shënjestra, hakmarrje për bombën në ministri

Disa orë pas shpërthimit vetëvrasës pranë ministrisë së saj të brendshme, Turqia ndërmori një seri sulmesh ajrore kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut.

11:40
Disa nga fakultetet e Vlorës në krizë! Pësojnë rënie të studentëve, infermieria më e kërkuar

Ka nisur viti i ri akademik edhe në Universitetin Ismail Qemali në Vlorë, ku pavarësisht mbarëvajtjes së procesit në aspektin profesional problemi më i madh dhe i vetëm është rënia e ndjeshme e numrit të studentëve në auditorë.

11:37
Eksperti britanik: Terroristët në Kosovë përdorën automjetet që SHBA i dha Serbisë!

Automjetet që u panë në pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla janë Humvee amerikane, sipas njohësit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir.

11:34
Detaje nga plagosja e 34-vjeçares në Durrës/ U deklarua se u godit nga nëna, sot përgënjeshtron ngjarjen

Detaje të reja hedhin më shumë dritë mbi plagosjen e një 34-vjeçareje nga Kameruni natën e kaluar në Durrës.

11:29
Petkoviç: Kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX-i të jenë objektivë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë ditën e stome se autoritetet në Serbi nuk janë duke kërkuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, “që të qëndrojnë në anën serbe”.

11:23
Prekëse në Turqi! Fëmijët shpërthejnë në lot dhe të bërtitura para se prindërit e tyre të shkonin në burg

Dy prindër në Turqi, duhej të ndaheshin nga gjashtë fëmijët e tyre para se të shkonin në burg, për akuzën se ishin anëtarë të organizatës së Gylenit.

11:08
Habit Mark Zuckerberg, publikon foto me të dy sytë e nxirë

Mark Zuckerberg ka postuar një foto në Instagramin e tij, ku shihet me të dy sytë të nxirë pas një stërvitje jiu jitsu, një sport vetëmbrojtjeje, art marcial dhe luftarak i bazuar në përleshje dhe luftime në tokë.

11:06
Darëzeza dhe Pishë Poroja mbulohen nga tymi! Dy avionët Canadair shuajnë flakët/ Pamje nga aksioni

Këto janë pamjet nga fshati Darëzezë dhe Pishë Poro të Fierit, ku dy avionët Canadair po shuajnë flakët, të pranishme në zonë prej një jave.

10:53
SPAK kërkon mbrojtje për prokurorët! Policia dhe Garda do të rrisin masat e sigurisë për njerëzit e Drejtësisë

Mbasi prokurorja speciale Doloreza Musabelliu u mor nën ruajtje familjarisht, kryeprokurori i SPAK kërkoi rishikim të masave të sigurisë dhe mbrojtje më të shtuar të godinës nga Garda e Republikës. 

10:42
Shqipëria, epiqendra botërore e tregut të sigurimeve në vitin 2025! AMF mbledh në Tiranë rregullatorë dhe sigurues

Viti 2025 do të sjellë për herë të parë në Tiranë, drejtues të lartë nga mbi 158 autoritete mbikëqyrëse e rregullatore nga e gjithë Bota, si edhe përfaqësues, ekspertë e drejtues të shoqërive të sigurimit.

10:30
Gjirokastër/ 2,260 gjoba në Shtator! 3 shoferë të arrestuar dhe 1 leje drejtimi e pezulluar

Gjatë muajit shtator në Gjirokastër janë arrestuar 3 personaqë drejtonin automjetet, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi,  si dhe është pezulluar 1 leje drejtimi.

10:28
Do pastronin 18 mln euro, Apeli lë në fuqi vendimin për kunatin dhe shoferin e biznesmenit Rezart Taçi

Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin për kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit, Bledar Lilon e Artur Ballën, të cilët do të pastronin 18.2 mln euro të mafias Cosa Nostra.

10:28
Angli/ Investigimi: Në 10 ditë 204 shqiptarë përpara gjykatave të akuzuar për krime

Më shumë 200 shqiptarë janë paraqitur në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar brenda 10 ditëve.

10:24
Viti i ri akademik, pezullohen dy degë në Universitetin e Korçës

Sot ka nisur viti i ri akademik, ku rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e universiteteve.

10:18
Zjarri në Darëzezë të Fierit, dy avionë ‘Canadair’ në ndihmë të zjarrfikësve

Dy avionë Canadair po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit që vijon prej disa ditësh në Darzezë të Fierit.

10:16
Në Universitetin e Shkodrës 10 programe rrezikohen të mos hapen, rektorja: Deri tani janë 895 studentë të regjistruar

10 programe studime rrezikojnë të mos nisin vitin e ri akademik në universitetin e Shkodrës për shkak të numrit shumë të vogël të studentëve.

10:03
“Dhimbje koke” për Ten Hag, titullari i United tre muaj jashtë fushave

Lajm i keq për Erik ten Hag dhe Manchester United. Lisandro Martinez është i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e një frakture në këmbë.

09:46
15 programe rrezikojnë të mos hapen në Universitetin e Elbasanit

15 programe rrezikojnë të mos hapen këtë vit akademik në Universitetin e Elbasanit.

09:39
Viti i ri akademik/ Begaj mesazh për studentët: Vendimet tuaja profesionale do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët

Mesazhi për fillimin e vitit të ri akademik në arsimin e lartë 2023-2024 nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

09:33
U rrëzua pa ndjenja dhe u zgjua me defibrilator, Waalwijk: Vaessen do mbahet në vëzhgim për disa ditë

Pas frikës së madhe në ndeshjen Waalwijk-Ajax, ku portieri i vendasve Etienne Vaessen u rrëzua pa ndjenja pas një përplasjeje të rëndë, klubi ka dhënë informacione pasditen e së dielës mbi gjendjen e 28-vjeçarit.

09:27
Mori karton të kuq në Kupën e Botës, David Beckham në depresion të thellë

Victoria Beckham ka treguar se pas presionit që ka përjetuar David Beckham pasi i është dhënë një karton i kuq në ndeshjen për Kupën e Botës më 1998, ka rënë në depresion të thellë.

09:23
Tetori Rozë, Rama thirrje vajzave dhe grave: Bëni mamografinë dhe kontrolle mjekësore

Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të sensibilizimit për të rritur vëmendjen ndaj kancerin e gjirit në të gjithë botën, kryeministri Rama i është drejtuar me një mesazh grave dhe vajzave.

09:08
Arrestohen shpërndarësit e drogës! Ishte shpallur në kërkim, është personi i 96 që prangoset

Ka zgjatur vetëm pak javë arratia e një 43-vjeçari në kryeqytet për të cilin policia e Tiranës kishte siguruar prova se ishte pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante drogë në kryeqytet.

09:08
Nis sot viti i ri akademik, 20 mijë studentë për herë të parë në auditorë! ‘Mjekësia’ paralajmëron bojkot

Sot nisi viti i ri akademik 2023-2024. Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në bankat e universiteteve.

08:59
Rroga të papaguara në Europën Lindore, shoferët e kamionëve në grevë

Që në muajin korrik ndodhet Kacha këtu në këtë vend ndalimi pranë austradës A5, në Gräfenhausen, jo larg aeroportit të Frankfurtit.

08:50
“E ndihmon edhe Kean”, nota e Gjimshitit pas ndeshjes me Juventus

Atalanta dhe Juventus i mbyllën në barazim dhe pa gola 90 minutat e luajtura në Bergamo.

08:50
Biden: Do ta ndihmoj Ukrainën, pavarësisht marrëveshjes së fundit buxhetore

Presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar se do të vazhdojë mbështetja amerikane për Ukrainën, ndonëse fondet ushtarake për të janë përjashtuar nga një marrëveshje e minutit të fundit, që e ka shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane.

08:44
Allegri: I lumtur me pikën që morëm, por vuajtëm ndaj Atalantës

Juventus e mbylli javën e shtatë të Serie A me një pikë, ndërsa mori barazimin 0-0 nga Atalanta.

08:32
Nisja e universitetit “paralizon” kryeqytetin, trafik i rënduar në rrugën Kamëz-Tiranë

Kjo është situata që duhet të përballen çdo ditë qytetarët të cilët duhet të lëvizin nga Kamza në drejtim të Tiranës.

08:23
Forcohet ekstremi i djathtë në Gjermani, nuk duan të huajt!

Numri i të djathtëve në vetvete nuk ka pësuar rritje, por mbështetja për AfD-në në Gjermani është forcuar, e dëshmuar qartë kjo nga sondazhet e fundit.

08:20
Serbia, drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme? Pritet dorëheqja e Bërnabic

Një seri dorëheqjesh të kryetarëve të bashkive anembanë Serbisë, ka nxitur spekulimet se vendi po përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare e rajonale.

08:08
Shembet çatia e kishës, 10 të vdekur në Meksikë! Mes viktimave, edhe fëmijë

10 vetë humbën jetën e rreth 20 të tjerë kanë mbetur nën rrënojat e një kishe në Meksikë, çatia e së cilës u shemb në kohën kur dhjetëra vetë ishin mbledhur aty për të ndjekur meshën.

08:03
Kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot paradite do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore.

E diel, 01 Tetor 2023
23:13
Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë, pas sulmit në veri

Britania e Madhe do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, me kërkesë të kësaj të fundit, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit javën e kaluar.

23:05
Rusët i bëjnë ’40-tat’ Prigozhin! Dhjetëra mbështetës vajtojnë për vdekjen e Shefit të Wagner, kujtohet si hero i Rusisë

Dhjetëra vajtues kanë përshëndetur Yevgeny Prigozhin 40 ditë pas vdekjes në aksident ajror, duke e konsideruar atë një hero patriotik të Rusisë që i kishte thënë të vërtetën pushtetit.

22:49
Droni ukrainas godet bazën e helikopterëve në Soçi

Dronët ukrainas kanë goditur me sukses një bazë helikopterësh në Soçi dhe një fabrikë avionësh në Smolensk.

22:33
E rëndë në Durrës! E ëma e qëllon me shishe, plagoset 34-vjeçarja nga Kameruni

Një 34-vjeçare nga Kameruni është plagosur me mjet prerës nga familjarët e saj në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13.

22:28
Faqja e internetit e familjes mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar shënjestrohet nga sulmet kibernetike

Faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike është vendosur në shënjestër të një sulmi kibernetik.

22:12
‘Pika zero e historisë’/ Zbulohen statuja të reja në vendet e lashta të Gobeklitepe dhe Karahantepe

Statuja e parë e pikturuar dhe një nga statujat njerëzore më realiste u zbuluan në vendet e lashta Gobeklitepe dhe Karahantepe të Turqisë.

21:57
Kryediplomati i BE-së: Blloku do të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se blloku do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, pasi Kongresi i SHBA miratoi një projekt-ligj për financimin e ndërprerë, duke hequr dorë nga ndihma për Kievin. 

21:41
E ndërtuar buzë liqenit të Ujmanit, Sveçla tregon se për çfarë do të shfrytëzohet vila luksoze e Radojçiçit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar për vilën e Milan Radojçiçit buzë liqenit të Ujmanit në veri, e cila është bastisur të premten nga autoritetet e Kosovës.

21:27
Presidenti Biden thirrje Kongresit që të vazhdojë ndihmat për Ukrainën

Presidenti Joe Biden tha të dielën se ndihma amerikane për Ukrainën do të vazhdojë tani për tani, ndërsa ai u përpoq të siguronte aleatët për vazhdimin e mbështetjes financiare amerikane për përpjekjet e luftës.

21:12
Piperi i kuq djegës! Si ta përdorni për nëntë probleme shëndetësore

Piperi i kuq djegës është një nga erëzat më popullore në botën e recetave të larmishme e të shijshme.

21:00
McCarthy zotohet se do t’i mbijetojë përpjekjeve për ta larguar nga drejtimi i Dhomës së Përfaqësuesve

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha të dielën se ai priste t’i mbijetonte rrezikut për humbjen e postit, pasi një kritik i vijës së ashpër brenda Partisë Republikane i bëri thirrje për t’u larguar nga detyra pas miratimit të një projektligji që do të financojë qeverinë federale deri më 17 nëntor.

20:47
Kurti për protestën studentore: Sot e 26 vjet më parë, kumboi zëri i drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti duke kujtuar përvjetorin e protestës studentore të 1 tetorit 1997, ka thënë se sot e 26 vjet më parë, kumboi zëri i drejtësisë, si revoltë ndaj shtypjes dhe dhunës.

20:35
Sulmuesi “dardan” i jep fitoren Hajdukut në “Derbin e Përjetshëm”, vlerësohet më i miri i ndeshjes

Ermir Sahiti njeriu i “Derbit të Përjetshëm” në Kroaci. Sulmuesi “dardan” vendosi ndeshjen më të zjarrtë të futbollit kroat, Hajduk Split – Dinamo Zagreb.