Situata gripale në vend, mjekët pediatër: Fëmijët po preken dy herë nga gripi, mos përdorni antibiotikë

19/02/2024 14:31

Mjekët pediatër kanë dhënë alarmin se fëmijët e vegjël po preken nga virozat më shumë se një herë.

Sipas tyre pasi fëmijët shërohen nga gripi, sapo kthehen në klasë, bien në kontakt me viroza të tjera dhe sëmuren sërish.

Mjekët: Kemi dhënë shumë raporte mjekësore  për të justifikuar mungesat , pasi fëmijët janë prekur edhe nga dy herë. Janë shëruar nga gripi, por kur janë kthyer në klasë kanë rënë në kontakt me një tjetër virozë. Mos përdorni antibiotikë, pasi nuk lufton viruse por bakteret!

Top Channel