Luhatja e temperaturave nga mëngjesi në drekë këto ditë ka shtuar edhe më shumë numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e shumta që qarkullojnë dhe dy viruset e gripit.

Mjekët pediatër thonë se kjo është periudha më e ngarkuar, pasi fëmijët jo vetëm bëjnë temperaturë të lartë 39 dhe 40 gradë.por u zgjat shumë në kohë.

Vërejmë ende fluks të shtuar të fëmijëve të cilët bëjnë komplikacione si bronshite , pneumoni, temperaturë e lartë mezi predominohet nga antiperitikët“-shprehet mjekja pediatre Sonila Brati.

Në këtë periudhë mjekëve pediatër u është dashur të lëshojnë shumë raporte mjekësore, sidomos për nxënësit e shkollave që duhet të justifikojnë mungesat. Ndërkohë që nuk kanë munguar rastet për të cilat kanë referuar shtrime në spitali për shkak të komplikacioneve.

Ajo që po ndodh më fëmijët dhe që ka alarmuar më së shumti prindërit është se edhe pse e kanë kaluar njëherë gripin  fëmijët sëmurur sërish aq sa kur rikthehen tek mjeku insistojnë  që fëmijët të nisin antibiotikë  gjë të cilën mjekët e hedhin poshtë dhe bëjnë thirrje të mos përdorin antibiotikë pasi nuk luftojnë viruset por thjesht rrisin antibiotikorezistencën.

Mjekët pediatër sqarojnë se pasie kanë kaluar një virus kur kthehen në klasë ata bien në kontakt më një tjetër virozë ndaj duket sikur gripi u rikthye.

Top Channel