Plagosi me thikë bashkëshorten e vëllait, vihet në pranga autori, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

19/02/2024 13:46

69-vjeçari i cili plagosi me thikë bashkëshorten e vëllait në Dimal është ndaluar nga policia.

M. (M). O., 69 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dëmtoi me thikë L. O., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

“Dëmtoi me mjet prerës (thikë), në rrugë, bashkëshorten e vëllait, Policia kap dhe ndalon menjëherë autorin e dyshuar (shtetas me probleme mendore). Sekuestrohet mjeti prerës. Sapo janë njoftuar se mesditën e sotme, në një rrugë të fshatit Drenovicë, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e vëllait të tij, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. (M). O., 69 vjeç (shtetas me probleme mendore), i cili kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasen L. O., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën“, sipas policisë.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Top Channel