“Nuk mërzitem kurrë me Shqipërinë”, Rama ndërhyn me batuta gjatë fjalës së raportuesi për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin 28/09 11:11
Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë paraditen e së martës në një vizitë zyrtare të Turqi.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se në Ankara kryeministri do të pritet prej atij që e quan ‘mik personal’, presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
Pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve, përmbajtja e të cilave nuk bëhet ende publike.
Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë prej ministrit të punëve të Jashtme Igli Hasani. Kryeministri Rama gjatë tre mandateve qeverisëse çdo vit ka qenë një vizitor i rregullt në Turqi.
Ndërkohë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizitoi vendin tonë në 17 Janar 2022 ku edhe inaguroi apartament e reja në Laç dhuratë e Turqisë pas tërmetit shkatërrues në vendin tonë.
Top Channel