E martë, 21 Nëntor 2023
21:56
Përplaset për vdekje këmbësori në Kavajë

Një këmbësor u përplas për vdekje këtë mbrëmje në Kavajë.

21:50
SHBA-ja dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut

Shtëpia e Bardhë dënoi fuqishëm Korenë e Veriut lidhur me një lëshimin e një sateliti në hapësirë, duke e cilësuar këtë veprim si “shkelje të rëndë” të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Uashingtoni tha se një veprim i tillë mund ta destabilizojë rajonin.

21:43
Zhbllokohet Kosovë-Bjellorusi, Antilevskiy kalon miqtë në avantazh

Përfaqësuesja e Kosovës luan mbrëmjen e kësaj të marte ndeshjen e fundit të eliminatoreve EURO 2024.

21:37
Prezantuesja britanike vdes disa muaj pas diagnostikimit me kancer në korrik (fotot)

Annabel Giles, prezantuesja e njohur britanike e programit ‘reality TV’ “I’m a Celebrity” ka vdekur vetëm disa muaj pas diagnostikimit me kancer në tru, njoftonin sot fëmijët e saj.

21:15
Edhe një sfidë e fundit, Messi dhe Ronaldo përballen në muajin shkurt

Për më shumë se 20 vite, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar skenën e madhe të futbollit europian.

21:09
​Marrëveshja e Parisit, OKB kërkon uljen e karbonit me 42% deri në vitin 2030

Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP) paralajmëroi të hënën se emetimet globale të karbonit duhet të ulen me 42% deri në fund të dekadës për të përmbushur standardin e Marrëveshjes së Parisit për mbajtjen e ndryshimeve klimatike nën 1.5 gradë Celsius.

21:09
OJQ-të serbe mbështesin heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës me pasaporta serbe

Pesëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile të komunitetit serb në Kosovës kanë kundërshtuar thirrjet nga shoqëria civile në Kosovë, që Komisioni Evropian të tërheqë një propozim i cili kërkon që shtetasve të Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë, t’iu hiqen vizat.

21:04
Çmenduri në Sarandë/ I mituri merr drejtimin e “Benz-it”, humb kontrollin dhe del nga rruga! Plagosen dy shokët pasagjerë

Një i mitur është përfshirë në një aksident automobilistik në Sarandë.

20:58
Izrael-Hamas në prag të një marrëveshje, Shtëpia e Bardhë: Hapat që do të ndiqen pas lirimit të pengjeve

Shtëpia e Bardhë ofroi një pasqyrë të gjerë të asaj çfarë do të ndodhë me pengjet e liruar nga Hamasi pas gjashtë javësh të mbajtur në kushte “të neveritshme”.

20:45
“Kush do t’i shërbejë kur të mos jem më?”/ Invalidi kërkon ndihmë për vëllanë me probleme të shëndetit mendor. Shteti nuk ka struktura!

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një të sëmuri me probleme të shëndetit mendor, të cilit nuk i shërben dot i vëllai invalid.

20:32
Çfarë është terapia me kupa? Problemet shëndetësore që trajton

Treapia me kupa është një lloj terapie alternative. Ajo përfshin vendosjen e kupave në lëkurë për të krijuar thithje, e cila besohet se përmirëson rrjedhën e energjisë në trup dhe lehtëson shërimin.

20:22
Gjermania i premton Ukrainës ndihmë ushtarake prej 1.3 miliard eurosh

Gjermania është zotuar se do t’i japë Ukrainës ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 1.3 miliard eurosh. Në paketën e re të ndihmës përfshihen edhe katër sisteme të fuqishme kundërajrore të llojit IRIS-T, dhe municione për artileri.

20:16
Nuk kanë fund telashet për Dinhon, i sekusestrohen dy pasuri

Ronaldinho, ish-“ylli” i Barcelonës dhe Milanit, si dhe i kombëtares braziliane, po përjeton një fund negativ të vitit 2023.

20:08
Ulqini në Paradën e 28 Nëntorit në Tiranë/ Veliaj publikon videomesazhin e homologut Omer Bajraktari

Pak ditë na ndajnë nga Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor. Kryetari i Bashkisë Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari fton të gjithë qytetarët e tij që t’i bashkohen këtij eventi madhështor.

20:03
Kosovë-Bjellorusi/ Sot përcaktohen ekipet e fundit që kualifikohen në Euro2024

Kosova do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit në eliminatoret e “Gjermani 2024” përballë Bjellorusisë, pa ndonjë shpresë kualifikimi, thjesht për të përmirësuar ndoshta pozicionin e saj në renditjen e grupit, ndërkohë që kundërshtari i tyre Bjellorusia është gjithashtu e eliminuar dhe renditet në vendin e pestë në grup poshtë Dardanëve.

20:02
Formacionet zyrtare, ja si do zbresin në “Fadil Vokrri” Kosovë-Bjellorusi

Përfaqësuesja e Kosovës luan mbrëmjen e kësaj të marte ndeshjen e fundit të eliminatoreve EURO 2024.

19:59
Kalatë e Tiranës, guida për fëmijët dhe të rriturit

Tirana është një territor i gjallë dhe më shumë histori. Shumë pak e dinë se ka mbi 20 kala apo vendbanime të lashta në kryeqytet.

19:56
“300 euro të paleverdishme për mua”/ Ikja e punëtorëve, mund të rrisë pagat në Kosovë

“Për një rrogë më të lartë…ndoshta 500-600 euro do të punoja”, thotë Sanije Kadriu, e cila për më shumë se dhjetë vjet është jashtë tregut të punës.

19:54
Rusia shton sulmet, bomba dhe raketa në spitale dhe banesa në Kiev

Dimri dhe temperaturat nën zero kanë pushtuar Ukrainën. Ky është i dyti dimër në luftën me Rusinë, e cila duket se ka zgjeruar ofensivën e saj në goditjen e infrastrukturës civile.

19:52
“Për’puthen”/ Saide çmend Serxhon me pozat provokuese që bën në trupin e tij

Saide dhe Serxho nuk ndalën flirtimet me njëri-tjetrin, në takimin e tyre të radhës, në një palestër.

19:52
“Hamasi më rrëmbeu vëllanë”, rrëfimi i vëllait të një prej pengjeve që u rrëmbyen në Izrael

Nga 260 njerëz të marrë peng nga Hamasi në 7 Tetor, 109 prej tyre djem e vajza, të cilët ishin në një festival muzike, mes tyre edhe Evyatar David.

19:51
NATO do shtojë ushtarët në Kosovë, diplomatët: Nuk ndryshon mandati i aleancës në Kosovë

Për shkak të situatës së brishtë të sigurisë në Kosovë, shefi i NATO-s ka paralajmëruar mundësinë e shtimit të përhershëm të trupave të misionit euro-atlantik në Kosovë. 

19:46
Grekë e shqiptarë ndjehen të varfër/ Ekspertja e ekonomisë: Personat me arsim të lartë paguhen sa ata të pakualifikuarit në Evropë

Në Evropë 1 në 4 persona e ka ndjerë veten të varfër për vitin 2022, teksa raporti ngushtohet edhe më shumë për Shqipërinë tregojnë statistikat më të fundit nga Eurostat ku rezulton se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare e perceptojnë veten subjektivisht të varfër.

19:38
“Shqipëria, s’është Ruanda”, opozita italiane kundër Melonit: Vetëm Rama po fiton

Dy javë pasi u firmos, marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve ka mbërritur në dhomën e deputetëve në parlamentin italian ku debatet kanë qenë të forta.

19:35
“Te Juventus nuk ka stres dhe dëmtime”, Marotta: Ata janë favoritët për titullin

Kjo fundjavë në Itali rezervon një nga sfidat më spektakolare të Serisë A. Juventus pret në Torino Interin me dy skuadrat që në këtë sezon cilësohen si favoritet kryesore për titullin kampion dhe që pritet të duelojnë për fronin e Serisë A deri në javët e fundit.

19:34
Maduro thotë se ‘neo-nazistët’ po vijnë në Argjentinë, pas fitores presidenciale të Milei (fotot)

President venezuelan Nicolas Maduro quajti sot liberalin argjentinas Javier Milei një “neo-nazist me projekt kolonizator”, një ditë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale atje.

19:23
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Katari mes Izraelit dhe Hamasit, ‘më pranë se kurrë’

Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Katari mes Izraelit dhe Hamasit që parashikon lirimin e pengjeve dhe një pauzë disaditore të luftimeve është në “fazat e saj përfundimtare” dhe “më pranë se kurrë”.

19:18
Ndihmuan në disa ndërtime pa leje, Prokuroria kërkon arrest me burg për dy arkitektë dhe sekuestrimin e pronave të 8 personave

Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy arkitektë, me akuzën se kanë marrë leje ndërtimi me të dhëna të rreme nëpërmjet E-leje.

19:11
Për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme mund të marrim shembull nga qeni më i vjetër në botë

Nëse keni pasur ndonjëherë një qen si kafshë shtëpiake, me siguri e dini se, në varësi të racës, shumica e qenve jetojnë mesatarisht 13 vjet. 

19:08
BRICS, presidenti i Brazilit dënojnë dhunën pa diskriminim ndaj civilëve në Gaza (fotot)

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha sot se “aktet barbare të Hamas nuk justifikojnë përdorimin e forcës madhore dhe pa diskriminim ndaj civilëve”, teksa merrte pjesë në një samit të jashtëzakonshëm të vendeve të aleancës BRICS për Gazën.

19:05
Sulmet në Gaza, presidenti kinez Xi Jinping përsërit thirrjen për armëpushim të menjëhershëm 

Presidenti kinez përsëriti sërish thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm të të gjitha palëve në konfliktin Izrael-Hamas dhe për lirimin e civilëve të ndaluar.

19:00
OKB bën thirrje për armëpushim: Pauza në luftime do të ndihmonte hyrjen e më shumë ndihme në Gaza

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën Izrael-Hamas.

18:58
108-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë/ Merr 300 kartolina për ditëlindje, përfshirë Mbretin Charles III

Një grua festoi ditëlindjen e saj të 108-të, një moment historik që pak kush ka privilegjin ta përjetojë.

18:55
1.7 milionë njerëz të zhvendosur në Gaza! OKB paralajmëron për përhapjen e sëmundjeve

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt në Rripin e Gazës, në përditësimin e fundit mbi situatën humanitare, tha se pothuajse 1.7 milionë njerëz janë zhvendosur që nga 7 tetori në Gaza.

18:45
Palestina zbret në fushë për eliminatoret, tri mesazhet e tifozerisë

Ndërkohë që në Rripin e Gazës po luftohet ashpër mes izraelit dhe Hamasit, Palestina ka zbritur në fushë për të luajtur ndeshjen ndaj Australisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026.

18:38
“Ftesë në 5″/ E bullizonin sepse lexonte shumë libra, rrëfimi prekës i Xhorxhinës 

Xhorxhina Roci në një rrëfim prekës në “Ftesë në 5” tregoi se si e bullizonin në shkollë, pasi lexonte shumë libra.

18:32
Pas thatësirave, përmbytjet në Somali shkatërrojnë mijëra shtëpi, 50 të vdekur nga reshjet (fotot)

Më shumë se 1.5 milionë njerëz janë në nevojë për ndihmë pas reshjeve monstruoze që shkatërruan shtëpi, të mbjella e kafshë blegtorie në Bririn e Afrikës, në juglindje të kontinentit.

18:31
Biden: Një marrëveshje pengjesh Izrael- Hamas është shumë afër

Presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi të martën se përpjekjet për të tërhequr një grup pengjesh civilë të mbajtur nga Hamasi në Gaza që nga 7 tetori janë “tani shumë afër” pas negociatave të gjera gjatë gjashtë javëve të fundit.

18:24
Shpërthime të fuqishme në Gazën veriore, nuk dihet për viktima

Dy shpërthime të forta ndodhën mbrëmjen e sotme në Gazën veriore, por ende nuk dihet për viktima.

18:13
​“Dardanët” e rinj, shumë të fortë për Izraelin

Kombëtarja e Kosovës mposhti Izraelin, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025, për grupmoshat U21.

18:12
Provat ditore të “DWTS”/ Fifi akuza për jurinë, Graciano: Është publiku ai që vendos

Fifi është rikthyer këtë javë me partnerin e saj, Gracianon, ku rikthyen në diskutim analizat e jurisë së “Dancing With The Stars”.
Konkurrentja është e pakënaqur me komentet, të cilat sipas saj nuk janë përkthyer si duhet në pikë.

18:12
Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën në Shkup se Aleanca Veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

18:05
Parlamenti i Afrikës së Jugut miraton mbylljen e ambasadës së Izraelit (fotot)

Mocioni që kërkonte mbylljen e ambasadës së Izraelit në Pretoria, u miratua me 248 vota në favor dhe 91 vota kundër.

17:57
“Vëmendjen e Erisës e mori padrejtësisht Eni Shehu”/ Sardi Strugaj e thotë troç: U viktimizua shumë!

Këngëtari Sardi Strugaj ka reaguar ashpër për mënyrën se si u trajtua incidenti i Erisës me Eni Shehun, gjatë “sfidës së partnerit”.

17:56
Tundoheni nga alkooli? Banakieri i njohur tregon se si mund t’i rezistoni

E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duhet të pini në bare në vend të pijeve alkoolike?

17:48
Video/ Scarlett Johansson reagon ndaj pamjeve të mistershme ku një grua prapa saj zhduket nga ekrani (fotot)

Aktorja amerikane Scarlett Johansson është përgjigjur më në fund për një prej klipeve më të çuditshme të karrierës së saj në vitet 2000.

17:38
KE propozoi heqje vizash për shtetasit serb në Kosovë/ Qeveria kundërshton: Dokumentet që lëshon Qendra Koordinuese e Serbisë, të paligjshme!

Qeveria e Kosovës tha se është e shqetësuar me propozimin e Komisionit Evropian që vizat të hiqen për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës.

17:33
Disiplina “kyç” stadiumin e Vorës, dënohet edhe sulmuesi i Flamurtarit

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur këtë të martë për të shqyrtuar sjelljet josportive në aktivitetet e Kategorisë së Parë, të dytë dhe të moshave.

17:33
“Nuk motivohem me 5 pikë”/ Fifi e lënduar nga vlerësimi i jurisë, fajëson Gracianon: Publiku ha çfarë i serviret, unë nuk jam debile

Fifi është shfaqur tepër e mërzitur në provat ditore të kësaj të marte për shkak të vlerësimit të marrë nga juria profesioniste, Ilir Shaqiri dhe Lori Bala.

17:28
Bastoni kryen vizitat mjekësore, ja kur pritet rikthimi në fushë

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni ka kryer testet mjekësore paraditen e të martës, të cilat kanë konfirmuar lodhjen muskulore dhe mungesën e tij të sigurt në ndeshjen ndaj Juventusit, e planifikuar për të dielën në mbrëmje.

17:25
Vdes fëmija, tetë të humbur pas fundosjes së barkës së emigrantëve në brigjet e Lampedusa (fotot)

Roja bregdetare dhe një peshkarexhë shpëtuan mbrëmë dhjetra nejrëz, duke përfshirë dhe vajzën e vogël që vdiq më vonë, ndërsa kërkimet vijojnë.

17:25
Ministrja e Brendshme gjermane kërkon dënimin e Hamasit në konferencën e fesë islame

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë u shpreh për qëndrime të qarta për Hamasin nga grupet fetare në konferencën vjetore të qeverisë të fesë islame. Faeser tha se ata duhet të marrin “përgjegjësinë e tyre në shoqëri”.

17:11
Kurti takohet me përfaqësuesit e komunitetit kroat në Kosovë, u premton kushte më të mira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me përfaqësuesit e komunitetit kroat në Kosovë.

17:02
Të rinjtë po ikin nga Kukësi, Ambasada Amerikane u ofron një mundësi të re

Në një kohë kur Kukësi ka marrë vëmendje të madhe edhe nga media të huaja për shpopullim nga të rinjtë, për shkak të papunësisë, Ambasada Amerikane ka reaguar.

16:57
Kaosi në Kuvend, Ambasada britanike në Tiranë e shqetësuar për situatën

Ambasada britanike në Tiranë ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me kaosin e krijuar në kuvend ditën e djeshme, gjatë tentativave për të miratuar “Projekt Buxhetin 2024”.

16:56
Vizita mes ministrit grek dhe Belerit, në burgun e Durrësit ndërpriten dritat

Ministri grek Stavros Papastavru vijon vizitën me Fredi Belerin, ndërkohë që në burgun e Durrësit u ndërpre energjia elektrike.

16:48
Dhjetra të shtypur për vdekje teksa kërkonin të rekrutoheshin në ushtri në stadiumin në Kongo (fotot)

Të paktën 37 të rinj kanë gjetur vdekjen sot tragjikisht në shtypjen masive teksa kërkonin të rekrutoheshin në ushtri, jashtë një stadiumi në kryeqytetin Congo-Brazzaville, njoftonin zyrtarët qeveritarë.

16:48
Elbasan/ Drejtoi në gjendje të dehur automjetin, arrestohet një shtetas amerikan

Arrestohet 29-vjeçari me shtetësi amerikane J. A., pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident rrugor me 2 automjete.

16:45
Tensionet në Kuvend/ Ambasada amerikane: Shumica dhe opozita të punojnë që parlamenti të jetë në funksion të qytetarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara shprehet “e shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë”.

16:37
Adoleshentët vrasin shokun e tyre pasi loja e shpirtrave Ouija ‘u tha ta bënin’ (fotot)

Nëna e shokuar e një adoleshenti po kërkon përgjigje nga autoritetet teksa hetimet duket se janë bllokuar pas vdekjes tragjike të 17 vjeçarit Jose Mauricio Ospina vitin e shkuar, i vrarë nga miqtë e tij me të cilët po luante lojën djallëzore me denime, në formë “mos-u-nxeh”.

16:32
Lëkurë dhe flokë të shëndetshme edhe në dimër, çfarë duhet të dimë

I ftohti, lagështira dhe ngricat ndikojnë të parën lëkurën dhe flokët.

16:31
​Mbretëria e Bashkuar do të ndërtojë një satelit për monitorimin e ndryshimeve klimatike

Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar tha se sateliti i ri do të sigurojë “të dhëna të vlefshme dhe të përditësuara rregullisht” në Tokë dhe do të ndihmojë në zbulimin, monitorimin dhe reduktimin e rrezikut të fatkeqësive natyrore.

16:28
Reshjet e dendura të shiut, vendoset ndërprerja e sfidës Mali i Zi U21-Shqipëri U21

Ka zgjatur vetëm 30 minuta sfida eliminatore e Europianit U21 mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, pasi reshjet e dendura të shiut e kanë bërë të pamundur vijimin e takimit.

16:20
Ministri grek takim me Fredi Belerin në burg/ Papastavru: Vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma

Ministri i shtetit grek Stavros Papastavrou takoi pasditen e së martës në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale në Durrës kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

16:12
Pronari milioner u paguan 1,200 punonjësve e familjarëve të tyre vizitën në parkun Disneyland në Tokio (fotot)

Financieri Ken Griffin, pronar i fondit të sigurimeve Citadel LLC i ka paguar një ditë zbavitjeje në park të gjithë stafit të degëve të tij në Hong Kong, Singapor, e Sydney.

16:11
Azerbajxhani akuzon Francën se po nxit një luftë të re rajonale

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, akuzoi Francën se po krijon kushtet për një luftë të re në Kaukazin Jugor, duke furnizuar me armë Armeninë.

15:56
Superklasikja në “Maracana”, Argjentina drejt mbylljes së një viti perfekt

Viti 2023 nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Kombëtaren e Argjentinës.

15:50
Ministri i jashtëm italian: Marrëveshja Itali-Shqipëri do të ratifikohet në parlament

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha këtë të martë se qeveria do të paraqesë një projektligj në parlament për të ratifikuar marrëveshjen që ka arritur me Shqipërinë për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Lezhë.

15:30
Falimenton kompania e milionerit pas vjedhjes 35,000 paundë nga punonjësja e fiksuar me veshjet ‘firmato’ (fotot)

Një biznesmen britanik u detyrua të shkarkonte gjashtë punonjës në kompaninë e tij të lojrave online dhe më pas ta shiste atë pasi një asistente kishte vjedhur 35,000 paundë nga llogaritë për të përmbushur etjen e saj për veshje dhe aksesorë ‘firmato’.

15:29
Aksident i rëndë në Gjadër të Lezhës, përplasen tri makina/ Të lënduarit nxirren me vështirësi nga mjetet (Pamje)

Një aksident i rëndë mes tri makinash ka ndodhur në Gjadër të Lezhës në afërsi të një karburanti.

15:28
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti kanë ndodhur këtë të martë në vendin tonë.

15:17
Burimet amerikane për CNN: Mund të shpallet sot marrëveshja e pengjeve

CNN raporton se sipas burimeve të tyre në SHBA, se mund të shpallet sot marrëveshjen për armëpushimin midis Hamasit dhe Izraelit.

15:11
28 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit/ I dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë

Sot bëhet 28 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinën, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit.

15:04
Stoltenberg në Beograd/ Shefi i NATO: Jo ushtri në kufi me Kosovën! Reagon Vuçiç: Vendosim vetë

Turneu ballkanik i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg vazhdoi këtë të martë në Beograd ku i deklaroi presidentit serb se grumbullimi i forcave të ushtrisë së tij në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon aspak në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

14:44
“Grupi kriminal” me policë/ Operacioni që çoi në pranga ish policë! “Drogë”, “Vrasje” dhe “Pastrim parash”

7 muaj hetime i janë dashur Prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim me Eurojust dhe Interpol si dhe vende partnere për të zbërthyer një grup kriminal prej 11 personash mes tyre persona me rekorde kriminale, punonjës policie dhe ish zyrtarë policie të cilët akuzohen për 7 vepra penale mes të cilave grup i strukturuar kriminal, trafik droge, pastrim parash dhe krijimi i kushteve për kryerjen e një vrasje. 

14:39
Për shkak të kërkesave të shumta, “Në Kuadër të Dashurisë” vjen edhe me disa data të tjera në Gjermani

“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.

14:28
Rama: Ndërkombëtarët të krijojnë një zgjidhje, një të ardhme për Gazën pa Hamas dhe trupat izraelite

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit në Shqipëri shprehu shqetësimin për konfliktin e zgjatur në Gaza.

14:26
Paralajmërimi i shkencëtarëve: Lodrat e seksit mund të shkaktojnë diabet dhe shkatërrojnë sistemin riprodhues

Shkencëtarët kanë zbuluar se lodrat e seksit po shtojnë sasinë e grimcave të rrezikshme plastike në trupin tonë.

14:16
Dogjën 4 automjete dhe grabitën 6 banesa, arrestohet personi i katërt i shpallur në kërkim

Është arrestuar personi i katërt i shpallur në kërkim nga policia në Shkodër si bashkautor për djegien e 4 automjeteve dhe për kryerjen e 6 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës

14:13
Allegrit i shtohen telashet para derbit të Italisë, anësori amerikan nuk ia del

Lajm i keq për Juventusin përpara ndeshjes së të dielës kundër Interit, në “Allianz Stadium”.

14:02
“Moment historik i tmerrshëm”/ Bilanc i rëndë viktimash në Gaza, më shumë se 5000 fëmijë të vdekur

Sulmet në Gaza i kanë marrë jetën më shumë se 5000 fëmijëve, ndërsa bilanci po rëndohet gjithnjë e më shumë.

13:59
Tradita shekullore e mësimdhënies! Gjirokastra përkujton 100-vjetorin e liceut francez

Në Gjirokastër gjenerata të tëra ish-nxënësish e mësuesish të gjimnazit “Asim Zeneli” i njohur që prej themelimit të tij si Liceu Francez, kanë përkujtuar së bashkë 1 shekull tradite në mësimdhënie të njërës prej shkollave më të hershme të arsimit të mesëm në Shqipëri.

13:57
Apartamente, toka dhe llogari bankare/ Sekuestrohen 2.5 milionë euro pasuri të dy vëllezërve trafikantë

Prokuroria Fier sekuestron 37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro të vëllezërve J.H. dhe G.H të përfshirë në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike.

13:48
Sulm ajror në Liban, shkatërrohet shënjestra/ Humbin jetën katër persona

Një sulm ajror në Libanin jugor ka vrarë katër persona, ndërsa shënjestra ishte një makinë.

13:44
26-vjeçarja nga India me 38 dhëmbë hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

Një grua 26-vjeçare nga India theu një rekord botëror Guinness për numrin e dhëmbëve në gojën e saj, 38.

13:41
Veliaj pret homologun e Kukësit, Albert Halilaj: Bashkëpunim mes dy qyteteve! Ju mirëpresim më 28 Nëntor për ‘Paradën e Shqiptarëve’

Bashkia e Tiranës do të mbështesë dhe ndihmojë në trajnimin e punonjësve të administratës së Bashkisë së Kukësit, lidhur me projektet për grante nga organizatat e huaja. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes dy qyteteve, në prani edhe të deputetit të PS, Pandeli Majko.

13:20
E dëmshme për shëndetin? Thojini “jo” vezës në mëngjes, shkencëtarët tregojnë se me çfarë ta zëvendësoni

Ka disa shkencëtarë që vezët i bëjnë fajtore për rritjen e kolesterolit dhe rrezikun e shëndetit kardiovaskular, por ka dhe të tjerë që pretendojnë se këto janë mite dhe se veza në fakt është një zgjedhje e mirë për shëndetin, sidomos për vaktin e mëngjesit.

13:16
Zelensky në 10-vjetorin e protestave pro-europiane: Ishte fitorja e parë e luftës sonë

Presidenti Volodymyr Zelensky përkujtoi 10-vjetorin e protestave historike pro-demokracisë në Kiev.

13:12
Ertjan Kofsha shpallet kampion bote për të rinj në peshëngritje, triumfon në shkëputje

Peshëngritësi 18-vjeçar shqiptar, Ertjan Kofsha, është shpallur kampion bote për moshat U-20 në peshëngritje në stilin e shkëputjes.

12:56
Sherri me sende të forta ne Gjegjan të Pukës, arrestohen dy persona

Dy personat e përfshirë në konflikt një natë më parë në Gjegjan të Pukës janë arrestuar nga policia.

12:49
I dënuar me 11 vite burg në Milano, arrestohet 47-vjeçari në Durrës! Do të ekstradohet dejt Italisë

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës provizorisht, për tu ekstraduar.

12:41
U vjen fundi 2104 ankesave, ILD: 34 vendime për hetim disiplinor

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka arritur të përfundojë stokun prej 2104 ankesash.

12:29
Dalin pamjet e indianëve të bllokuar 10 ditë në tunel

Autoritetet indiane shfaqën pamjet e para nga tuneli i një autostrade në Himalaja, ku prej më shumë se 10 ditësh janë bllokuar 41 punëtorë.

12:23
Gjyqi më i madh ndaj mafies në Itali, 2 mijë vite burg anëtarëve të Ndrangheta-s

Në procesin më voluminoz të zhvilluar ndonjëherë në Itali ndaj mafies u shpallën dënimet për 200 anëtarë të “Ndrangheta”-s që nisnin nga disa muaj në 30 vite burg, në total më shumë se 2000 vite burg.

12:23
Gara për drejtimin e Agjencisë Së Mbikëqyrjes Policore, cilët janë kandidatët

Nga 20 emra që konkurrojnë për të marrë drejtimin e Agjencisë Së Mbikëqyrjes Policore pritet që sot komisioni i ngritur t’i dorëzojë Ministrit të Brendshëm vetëm pesë kandidatë.

12:17
“Ancelotti ka firmosur me Brazilin”, trajneri italian rrezikon sanksionin e ashpër

Carlo Ancelotti ka nënshkruar kontratën me CBF-në (Federata Braziliane të Futbollit), për t’u bërë trajneri i ri i “Seleçaos” duke filluar nga vera e vitit 2024.

12:17
Mungesa e zanatçinjve! Ata që kanë mbetur nuk përballojnë dot fluksin e kërkesave

Ustallarët dhe zanatçinjtë, në pamundësi për të përballuar fluksin e madh të punës, detyrohen të gënjejnë.

12:13
Armëpushim në Gaza? Lideri i Hamasit konfirmon arritjen e marrëveshjes me Izralin

Udhëheqësit e Hamasit thonë se janë në prag të arritjes së një marrëveshje armëpushimi, siç citon BBC udhëheqësin e Hamasit, Ismail Haniyeh.

12:07
“Mos më vrit!”/ Ëndrrat që Hamasi shkatërroi më 7 tetor, historitë e trishta të qindra pengjeve (Emrat+Fotot)

Dyshohet se janë rreth 240 persona që mbahen peng nga Hamasi që prej sulmit të 7 tetorit.

12:05
Shqiptarët nuk janë më të varfrit në Europë, Eurostat: Në vend të parë, grekët

Më shumë se gjysma e shqiptarëve, 55.3% e konsideronin veten subjektivisht të varfër, sipas një studimi të Eurostat për vitin 2022.