Mjekët i thanë se mund të humbiste gjymtyrët si pasojë e sëmundjes, i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

31/03/2024 21:00
Foto ilustruese

Një 73-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan ku në gjendje të rënduar psikologjike S. Mejdinaj i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa. 

Gazetarja Bruna Kërçyku raporton për Top Channel se mësohet se 73-vjeçari vuante nga një gjendje e rënduar e diabetit dhe pas konsultimit me mjekët ka rezultuar se mund të humbiste gjymtyrët e poshtme.

Mendohet se ka kjo arsyeja që ka çuar në rëndim të gjendjes psikologjike të të moshuarit.

73-vjeçari jetonte me bashkëshorten në katin e parë të pallatit në lagjen Qemal Stafa ne Elbasan. Në një moment që kjo e fundit nuk ka qenë në shtëpi 73-vjeçari është ngjitur në katin e katërt të pallatit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ndërkohë po heton për zbulimin e mëtejshëm të shkaqeve të ngjarjes

Top Channel