Turne boksi në Shkodër! Sportistë të njohur dhe legjenda botërore të këtij sporti

01/04/2024 12:34

Shkodra, u bë mikpritëse e një prej turneve me të mëdha të boksit të zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë.

“Fists of Fire 2” ngjiti në ring sportist të njohur por solli në kryeqendrën e veriut edhe legjenda të boksit botëror, si Roy Jones Jr, 5 herë kampionin e botës, këtë here në rolin e trajnerit. Tete ndeshjet e zhvilluara dhuruan emocione për të pranishmit e shumtë që kishin mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Për ish-kampionin e botes, në 5 pesha të ndryshme, Roy Jones Jr, vizita e tij e parë në Shqipëri dhe në Shkodër, ishte përtej pritshmerive.

“Ndihem shumë mirë. Kishte ndeshje shumë të bukura dhe mbështetje fantastike nga tifozët. Ishte një natë e madhe. E dua Shkodrën, e dua këtë atmosfere. Ne duam të rikthehemi serish dhe dua që eksperiencën time ta ndaj me boksierët këtu. U ndjeva shumë mirë me mënyrën se si njerëzit me trajtuan këtu. Me ngrohtësinë e tyre me respektin e tyre. Mezi pres të rikthehem serish”, u shpreh Roy Jones Jr.

Në fund të këtij turneu, kryebashkiaku Benet Beci, bëri të ditur se në vitin 2025 Shkodra do të jetë Qyteti Europian i Sportit.

Top Channel