Liverpool nuk gabon, mposht Brighton me përmbysje, Salah bën heroin

31/03/2024 20:00

Liverpool nuk gaboi në ndeshjen e tij të javës së 29 të Premier League. Në Anfield skuadra e The Reds iu imponua Brightonit duke e mundur 2-1 me përmbysje në rezultat.

Sfida nisi shumë keq për të besuarit e jurgen Klopp që e panë veten në disavantazh që në minutën e 2 pasi Brightoni shënoi me Dani Uellbek.

Liverpooli reagoi dhe fillimisht krijoi një shans shënimi me Salah, për të shënuar më pas në minutën e 27 golin e barazimit 1-1 me Luis Diaz.

Me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, ndërkohë që e dyta nisi me një rast të shkëlqyer të Mac Allister, por argjentinasi nuk mundi të gjejë kuadratin e portës. Liverpool kishte marrë frenat e lojës në dorë dhe në minutën e 65 arriti të shënojë golin që përmbysi rezultatin në 2-1 me Mohamed Salah.

Pak minuta më vonë Luis Diaz shënoi edhe golin e tretë, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Brighton u përpoq të bënte dicka, por e pati të pamundur ndaj Liverpoolit që e fitoi këtë ndeshje 2-1 për t’u ngjitur në kuotën e 67 pikëve, ndërsa brightoni mbetet me 42 pikë

 

Top Channel