Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne 18/10 08:03
Një predikues ekstremist islamik është ndaluar nga autoritetet zvicerane në kufirin zvicerano-gjerman, në Biel.
Abu Alia më herët kishte njoftuar në Instagram se të Shtunën e Shenjtë donte të mbante një ligjëratë në një xhami të shqiptarëve në Biel dhe kjo bëri bujë në rrjetet sociale. Predikuesi nuk arriti të mbante dot këtë ligjëratë pasi Zyra Federale e Policisë Zvicerane (Fedpol) ia ndaloi hyrjen në kufi.
Predikuesi salafist Abu Alia al-Yunani, emri i vërtetë i të cilit është Efstathios Tsiounis, është një predikues mysliman nga Gjermania me rrënjë greke. Ai është klasifikuar si radikal nga shumë ekspertë dhe ka qenë i lidhur me disa organizata radikale.
Top Channel