Foto Ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ndërsa për fat të mirë nëna me tre fëmijët që jetonin në të, kanë shpëtuar mrekullisht.

Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë gabimisht nga njëri prej fëmijëve, që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e sotme, në Memaliaj, është djegur pjesërisht një banesë sociale në të cilën jetonin 4 shtetas (nëna me 3 fëmijët).

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur aksidentalisht nga njëri prej fëmijëve, që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Top Channel