Erkand Qerimaj tërhiqet nga Botërori i Tajlandës duke humbur kështu edhe shansin për të marrë pjesë në Paris 2024 që do të ishte edhe Olimpiada e tij e fundit.

Pak përpara nisjes për në Tajlandë, peshngritësi kampion I europës vendos të tërhiqet nëpërmjet një sms-je duke njoftuar Federatën Shqiptare të Peshngritjes se ishte sëmurë. Në këtë formë evitohet edhe dueli me kampionin tjetër shqiptarë Briken Calja që duket se do të jetë i vetmi peshngritës që do të marrë pjesë në Botëror edhe në Olimpiadës.

Pavarësisht rezultatit, në peshën deri në 73 kg, ku ai do të marrë pjesë më 4 prill në Tajlandë, Top Channel ka mësuar se federata ka njoftuar se do të sigurojë edhe një ftesë për t’i dhënë mundësinë atij që të jetë për herë të katër në një Olimpiadë, gjithashtu e fundit për të.

Top Channel