Pas seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, LDK paraqet dokumentin me 15 firmat e deputetëve të saj për Vjosa Osmanin
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në urimin për festën e Pashkëve, ka përmendur edhe takimet që kishte javën e kaluar me kryenegociatorët në kuadër të dialogut.
Lajçak përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, do të takohen sërish këtë javë në Bruksel.
“Java para pushimit të Pashkëve ka qenë një javë e shkurtër edhe pse intensive. Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkoviç, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre”, ka shkuar Lajçak.
Top Channel