Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO merr vendimin, shpallen fajtorë 14 shqiptarë, mes tyre dhe ata që nuk jetojnë më Katër pika të kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura për dy ditë, për shkak të protestave nga sindikatat greke.
Nga data 2 prill prej orës 05:30, deri më datë 4 prill në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Qafë Botë dhe Kapshticë do të jenë të mbyllura.
Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve, por vetëm i këmbësorëve pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Sipas policisë, të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt shtetit grek, në këtë periudhë kohore duhet të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar.
Një ditë më parë u paralajmërua mbyllje e tre pikave doganore nga data 2 prill prej orës 05:30, deri më datë 4 prill në orën 05:30, në Kakavijë, Tre Urat, dhe Qafë Botë, por sot u njoftua se do të mbyllet edhe pika e Kapshticës.
Top Channel