E mërkurë, 27 Dhjetor 2023
20:15
Salinaji takim me drejtuesit e seksioneve të PD në Korçë: Nevojë jetike për bashkim

Deputeti demokrat, Ervin Salinaji zhvilloi një takim me drejtuesit e seksioneve të Partisë Demokratike Korçë këtë të mërkurë.

20:14
Gjendet municion luftarak në një banesë të vjetër prej guri në Gramsh

Në fshatin Çekrezë të Gramisht janë gjetur municion luftarak në një shtëpi të pabanuar prej guri.

20:10
Sondazhi/ Amerikanët me më pak besim në procesin zgjedhor dhe partitë politike

Ndërsa po i afrohemi mbajtjes së zgjedhjeve paraprake për kandidatin republikan për president, shumë votues konservatorë nuk janë të sigurt se votat e tyre do të numërohen në mënyrë të drejtë, sipas një sondazhi të ri të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe qendrës NORC e cila merret me hulumtimin e çështjeve publike.

20:05
Transformimi i Rinasit/ Në tre vite u dyfishuan pasagjerët

Sot transporti ajror në Shqipëri ka marrë një zhvillim tejet të madh, duke u bërë dhe një faktor i rëndësishëm në rritjen ekonomisë së vendit.

20:00
Maqedoni e Veriut/ Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2024

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar me 63 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe 25 “abstenim”, Buxhetin për vitin 2024, i cili është në shumën totale prej 5.5 miliardë euro.

19:42
Gjerdan

Nga EDISON YPI

19:41
Sakrifikoi veten dhe pasagjerët/ Piloti shmang tragjedinë, pesë të vdekur, mes tyre një 5-vjeçar

Një pilot është quajtur hero pasi arriti të mbante larg fushës ku luanin futbollistët, avionin, i cili u rrëzua dhe vrau pesë persona.

19:31
Kolumbia i dedikon Shakirës një statujë gjigante bronzi

Kolumbia i ka dedikuar Shakirës një statujë 6 metra në qendrën e qytetit të saj të lindjes, në Barranquilla.

19:31
Shpërthimi tragjik i çisternës me karburant vret të paktën 15 vetë në Liberi (fotot)

Në pamje tragjike të regjistruara sot shihej momenti kur të paktën 15 vetë u vranë nga shpërthimi i papritur i një autoboti të aksidentuar në Liberinë qendrore.

19:13
Shkoi për piknik me shokët, i riu rrëzohet nga shkëmbi! Niset me urgjencë drejt spitalit

Në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

19:11
Mijëra marshojnë kundër masave të shtrëngimit të kryeministrit të ri të Argjentinës

Mijëra protestues u mblodhën sot në Buenos Aires për të kundërshtuar masat drastike financiare të shpallura nga presidenti sapozgjedhur i Argjentinës, Javier Milei duke kërkuar që gjykata t’i shpallë ato anti-kushtetuese.

19:00
New York Times padit OpenAI dhe Microsoft për shkelje të të drejtave të autorit

New York Times ka paditur OpenAI dhe Microsoft për shkelje të të drejtave të autorit, duke pretenduar se teknologjia e inteligjencës artificiale të kompanive kopjoi në mënyrë të paligjshme miliona artikuj të Times , për të trajnuar ChatGPT dhe shërbime të tjera për t’u ofruar njerëzve akses të menjëhershëm në informacion, teknologji që tani konkurron me Times.

18:59
Babë e bir të vrarë në Tetovë! Ministri i Brendshëm maqedonas zbardh detaje: Mosmarrëveshja për…

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski ka deklaruar se ngjarja e rëndë me dy viktima dhe dy të plagosur në Tetovë bëhet fjalë për një mosmarrëveshje për çështje pronash në familje.

18:51
Jeta “e çuditshme dhe e izoluar” e Melania Trump/ “Askush nuk e di se ku është”

Ish-Zonja e Parë Melania Trump thuhet se po bën një jetë “të çuditshme” dhe “të mbyllur”, ndërsa në Mar-a-Lago po pyesin veten se ku është ajo.

18:47
Gruaja që u ‘ringjall’ pas 20 minutash nga ataku kardiak, thotë se nuk është më i njëjti person (fotot)

Një grua 39-vjeçare që u shpall e vdekur për më shumë se 20 minuta pas një arresti të papritur kardiak, thotë tashmë se i është dhënë një shans i dytë, pasi nuk është më i njëjti person por është e ndërgjegjësuar për gjithçka.

18:45
Trump fiton çështjen në Gjykatën Supreme të Miçiganit për pjesëmarrjen në zgjedhjet e vitit 2024

Donald Trump shënoi fitore në luftën e tij kundër sfidave për të garuar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, pasi Gjykata e Lartë e Miçiganit refuzoi të trajtonte çështjen për përjashtimin e tij nga zgjedhjet e brendshme presidenciale në këtë shtet.

18:37
Ndërron jetë ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, ideatori i monedhës së përbashkët, euro

Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i përshkruar si arkitekti i BE-së moderne, ka vdekur në moshën 98-vjeçare, thotë vajza e tij.

18:30
Akuza të forta në Për’Puthen, Albina: Alba dhe Endi kanë kryer marrëdhënie jashtë kamerave

Puntata e sotme e Për’Puthen” ka nisur me debate të forta mes Albinës, Albës dhe Endit.

18:26
Sherri për një vend parkimi, zbardhen detaje nga vrasja e dyfishtë në Tetovë! Viktimat babë e bir, arrestohet autori

Një 60-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e dy personave në Çellopek të Bërvenicës, rajoni i Tetovës.

18:25
Petkoviç: Kurti tentoi t’ia hidhte topin Beogradit për dështimin e dialogut

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha më 27 dhjetor se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “në mënyrë të pasuksesshme tentoi të hidhte topin në fushën e Beogradit për dështimin e dialogut”.

18:17
Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç! Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Kosovë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj një personi me inicialet M.M., si i pandehur për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

18:12
​Revista norvegjeze: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve verore 2024

Tradicionalisht, një numër jashtëzakonisht i madh i rezervimeve verore vijnë gjatë Krishtlindjeve dhe javëve të para pas Vitit të Ri, shkruan në një artikull revista norvegjeze “NTB Kommunikasjon”.

18:07
Britanikët ankohen për qendrën turistike evropiane ku ‘nuk priten mirë’ nga vendasit

Një sondazh i fundit në Britani ka shpallur kryeqytetin austriak Viena si qendrën më jo-miqësore në botë për britanikët, turistë ose të vendosur aty.

18:01
Aktori i njohur turk, Taner Olmez publikon foto nga Tirana, përshëndet fansat në gjuhën shqipe

Aktori i njohur turk, Taner Olmez ka publikuar disa foto nga Tirana në rrjetin social Instagram.

17:58
Gara për t’u pranuar në Policinë e Shtetit/ 824 konkurrentë nga e gjithë Shqipëria i nënshtrohen testimit

824 djem dhe vajza iu nështruan testimit këtë të mërkurë për t’u pranuar në Policinë e Shtetit.

17:50
“Vula i takon…”/ ‘Godet’ Shkëlqim Hajdari: Avokatët e Berishës po bëjnë lojën për në Strasburg

Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se me lojën që po bëjnë, avokatët e Berishës kërkojnë ta çojnë çështjen kompleksit “Partizani” në Strasburg.

17:47
Sherr për dhuratat e Krishtlindjeve, vëllai qëllon për vdekje me armë motrën e tij

Dy vëllezër adoleshentë janë arrestuar pasi motra e tyre u qëllua dhe vdiq gjatë një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve.

17:33
Nga “billboard-et” që “pushtuan” Stambollin te karriera jashtë modelingut, Paula Mehmetukaj: 2023 ishte viti im

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Paula Mehmetukaj, vajza që rrëmbeu kuroren e “Miss Universe Albania 2020”.

17:25
Zjarri në qendrën tregtare, Prokuroria e Fierit regjistron çështjen: Po hetohet mbi shkakun dhe vatrën fillestare

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal për zjarrin e rënë në qendrën tregtare “Metropol Center” në lagjen “Çlirimi” të Lushnjës.

17:24
Gjendet i vdekur një 65-vjeçar poshtë pallatit në Pogradec, dyshohet se ishte i akoolizuar

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë poshtë një pallati në zonën e quajtur Kavalishenca në qytetin e Pogradecit.

17:23
Video/ Dorëhiqet ministri i jashtëm pas pamjeve me tufa dollarësh si rryshfet në tavolinë

Stanley Kakubo është detyruar sot të japë dorëheqjen si ministri i jashtëm i Zambias pas regjistrimeve në video duke marrë tufa parash nga një biznesmen kinez i minierave.

17:07
Top Talk/ Këlliçi për Bashën: Ai ka humbur edhe seriozitetin e të qenurit qesharak

Demokrati Belind Këlliçi e konsideroi qesharak reagimin e Lulzim Bashës për rikthimin për rishqyrtim i vulës së PD-së.

17:05
Shkodër/ Nën hetim tre shoferë dhe 1926 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit

Në qytetin e Shkodrës janë vënë nën hetim 3 shoferë për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe janë ndëshkuar administrativisht në total 1926 drejtues mjetesh.

17:04
Sherri për një vend parkimi degradon në përplasje me armë! Dy të vdekur dhe dy të plagosur në Tetovë

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në Tetovë pas një sherri banal në Tetovë.

16:58
Punonjësit në grevë! Kulla Eifel mbyllet në 100-vjetorin e vdekjes së arkitektit të saj

Kulla Eifel është mbyllur sot për shkak të një greve të organizuar nga një numër punonjësish.

16:47
Modelja amerikane e rrjetit qëllohet për vdekje nga bashkëshorti disa ditë pas ‘urdhrit të mbrojtjes’

Modelja e Instagram Theresa Cachuela nënë e tre fëmijëve, u shpall e vdekur nga plagët e armës së zjarrit, pas raportimeve se është qëlluar nga bashkëshorti i saj, i cili më pas vrau veten.

16:46
Manastirliu: Në 2024 do kemi më shumë laboratorë smart nëpër shkolla dhe rritje historike pagash për mësuesit

Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë ceremonisë së vlerësimit “Mësuesi i vitit 2023”, është shprehur se arsimi është përballur me disa sfida, ndër to dixhitalizimi.

16:35
“Ky qytet nuk ekziston…”! Ukraina thirrje të dëshpëruar partnerëve ndërkombëtarë për ndihmë

Konflikti në Ukrainë vijon në ditën e 672-të, ndërsa pjesa më e madhe e luftimeve janë në lindje të vendit.

16:29
Kërkuan 5 mijë euro për lehtësimin e masës për të dënuarin në Gjykatën e Korçës/ GJKKO lë në burg tre të akuzuar

Gjykata e Posaçme vendosi masën “arrest në burg” për tre nga katër të akuzuarit e çështjes në Gjykatën e Korçës.

16:23
Këshilli Kombëtar i Diasporës: Festojmë arritjen e emigrantëve shqiptarë që kanë dhënë kontributin e tyre nëpër botë

Këshilli Kombëtar i Diasporës përmes një deklarate është shprehur se do mbetet një zë i fuqishëm dhe i paanshëm për sigurinë e drejtësisë ndaj shqiptarisë kudo në botë.

16:18
Gërvalla thirrje partnerëve ndërkombëtarë: Na mbështesni në njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha sot në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se presin që gjatë vitit të ardhshëm Kosova të bëhet anëtare në Këshillin e Evropës.

16:13
Mekaniku ‘skeptik’ transformon Benz-in klasik në ‘fortesë apokalipsi’ me ‘mitraloz’ në çati (fotot)

Një automjet klasik Mercedes Benz i transformuar në një mjet ‘mbijetues apokalipsi’, është bërë viral në rrjet madje prej rritjes së vëmendjes tashmë ka dalë në shitje.

16:02
Blerja e re e Barcelonës: Përvojë unike, dua ta shijoj

Vitor Roque, blerja më e fundit e Barcelonës, pasi kaloi testet fizike shfrytëzoi rastin për të thënë fjalën e tij si lojtar më i ri “blaugrana”.

15:45
Harta e re gjyqësore, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Dhomës së Avokatisë

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Dhomës së Avokatisë, kështu që harta e re gjyqësore do të mbetet në fuqi. 

15:39
“Kemi marrë presione nga më të ndryshmet”, Erjona Rusi dhe Arjon Muça tregojnë sfidat e “Shqipëria Live”

Erjona Rusi dhe Arjon Muça ishin të ftuar në një rrëfim krejt ndryshe në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” duke shfaqur një dimension tjetër të karakterit të tyre, jashtë asaj se çfarë i konturon televizioni.

15:28
Kurti pyet BE-në: Pse u diskutua për draft-statutin e Asociacionit?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pyetur Bashkimin Evropian pse në dialogun e Brukselit është diskutuar për disa vjet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “nëse draft-statuti na qenka çështje e brendshme e Kosovës”.

15:24
Arrestim shokues i ish-miss Bolivisë me akuza trafiku armësh prej të dashurit trafikant (fotot)

Një bukuroshe fituese e disa kompeticioneve Miss Bolivia është arrestuar nga policia me akuzat e padëgjuara të trafikut të armëve.

15:16
Në 2023-shin, më shumë aksidente! Në një ditë ndodhin mesatarisht 11 aksidente

Numri i aksidenteve automobilistike gjatë vitit 2023 u rritën me gati 600 më shumë se një vit më parë.

15:02
Parandalimi i pastrimit të parave, Balluku: Inteligjenca artificiale, pjesë e operacioneve

Inteligjenca Artificiale do të jetë pjesë edhe e operacioneve për parandalimin e pastrimit të parave.

14:49
Frikë për Tajvanin, Xi deklaratë të fortë: Ribashkimi me Kinën, i pashmangshëm

“Ribashkimi” i Tajvanit me Kinën është “i pashmangshëm”, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping në një fjalim të mbajtur me me rastin e 130 vjetorit të lindjes së themeluesit të Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dun.

14:41
BE kërkon që të hetohen parregullsitë e mundshme në zgjedhjet në Serbi

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të hetohen rastet e akuzave për parregullsi gjatë zgjedhjeve që u mbajtën në Serbi më 17 dhjetor dhe që të ruhet qetësia.

14:38
Hapen aplikimet për programet e strehimit social, projektet që do të financohen

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur procedurat e aplikimeve për programet e strehimit social, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2024-2025.

14:24
Seanca për Berishën u shty, avokati Gjokutaj: Kërkuam sërish përjashtimin e gjyqtares

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj tha se seanca për shqyrtimin e masës u shty pasi është kërkuar sërish përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka.

14:12
Dodik emëron Vulinin senator të Republikës Sërpska

Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës.

14:11
Vendimi për vulën nga Gjykata e Lartë, Berisha: La në fuqi shkallën e parë, por….

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi nga selia blu vendimin e Gjykatës së Lartë për të rikthyer çështjen e vulës dhe të logos së PD në Apel.

14:09
Mos e teproni me alkoolin, zbuloni sa mund të përballojë mëlçia dhe sekretet e ushqyerjes gjatë festave

Çdo ditë dëgjohet shumë për ushqimin dhe se cila është dieta perfekte.

13:58
Fati i Berishës vendoset nesër/ Gjykata shtyn gjyqin për kërkesën e SPAK për arrest shtëpie

Edhe një ditë tjetër liri për Sali Berishën. Edhe këtë të mërkurë Gjykata Antikorrupsion nuk mundi  të shprehet mbi propozimin e SPAK që e do të mbyllur nën arrest shtëpiak ish kryeministrin Sali Berisha.

13:58
Shqipëria në shenjestër të sulmeve kibernetike/ “Jerusalem Post”: Një grup i lidhur me Iranin…

Mediat izraelite shkruajnë sërish për Shqipërinë që vazhdon të jetë në shenjestër të sulmeve kibernetike, të sponsorizuara nga Irani.

13:35
Kurti: Vendimi për targat, pasi të vërtetohet zbatimi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pasi Policia e Kosovës do të vërtetojë që Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin për pranimin e targave të Republikës së Kosovës, ekzekutivit kosovar do të marrë vendimin “e barasvlershëm si çështje e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore”.

13:30
Kapen mallra kontrabandë në Durrës, sekuestrohen 600 fishekzjarrë dhe një sasi alkooli

Durrës/Shërbimet e DVP Durrës dhe të DVKM Durrës, kontrolle të shtuara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për parandalimin e kontrabandimit të mallrave dhe të tregtimit të tyre në kundërshtim me ligjin. -Goditen në Port Durrës, 2 raste të kontrabandës së mallrave të ndryshme (për disa prej tyre paguhet […]

13:15
Ndryshon profesion? Sergio Ramos publikon një këngë të re

Duket se ardhmja e Sergio Ramos mund të jetë shumë larg futbollit.

13:04
Si u dyfishuan pagat e punonjësve të Ujësjellësit në Tiranë?! Arrest me burg për dy punonjës, detyrim paraqitje për dy të tjerë

Një skemë korrupsioni në Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, përmes së cilës disa punonjës merrnin nga dy paga, u zbulua nga Prokuroria e Tiranës.

12:55
Reagon avokati i Berishës: Vendimi i Gjykatës së Lartë, shkelje e ligjit me qëllim politik

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj e ka cilësuar si shkelje flagrante të ligjit vendimin e Gjykatës së lartë sa i takon logos dhe vulës së PD-së.

12:46
Vajza e tij humbi jetën në aksident, Vangjel Tavo mesazh prekës: Do mbushte 24 vjeçe sot! Festo me engjëjt Eva

Ish-deputeti Vangjel Tavo, në kujtim të vajzës së tij të ndjerë, e cila sot do të mbushte 24 vjeç, ka shkruar një mesazh prekës. 

12:43
Dita më intensive e familjes Berisha/ Shkëlzeni dëshmitar për “Gërdecin”, ish-kryeministri në pritje të masës së arrestit, Argita në vijën e parë të protestës

E mërkura e 27 dhjetorit 2023 duket se do të futet në kalendarin politik të datave të rëndësishme, kryesisht të opozitës, por edhe më gjerë.

12:40
Rama: 5 mijë fidanë të rinj në Marinaj, drejt fundit investimet për mbrojtjen nga zjarret në pyje

5 mijë fidanë të rinj janë  mbjellë në Marinaj, ndërsa po përfundon puna për hidrantet në Krastë për të siguruar mbrojtjen nga zjarret.

12:34
Vdes ministri Wolfgang Schäuble! U shua një institucion politik gjerman

Ish ministri i famshëm gjerman i financave, ish-president i Bundestagut dhe një ndër figurat më të rëndësishme në skenën politike të vendit, Wolfgang Schäuble, ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.

12:23
Vulin, pohim i papritur: Rusia, rol në protestat e Beogradit! Përmend Kosovën

Në një pohim të papritur për Ria Novosti, ish-kreu i Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit, Aleksandër Vulin u shpreh se Moska e ndihmoi Serbinë të ruante rendin kushtetues gjatë trazirave në kryeqytetin serb.

12:16
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit: Jemi nën sulme masive kibernetike, por të dhënat janë të sigurta

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka informuar opinionin publik se ka rënë pre e sulmeve kibernetike.

12:06
Në Korçë për festën e ndërrimit të viteve, shefi i Policisë Rrugore prezanton planin e masave 

Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo ka publikuar planin e masave të policisë, për fundvitin.

12:02
Rikthimi për rishqyrtim i vulës së PD, reagon Basha: Tjetër hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit, që riktheu për rishqyrtim çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

11:43
Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore greke në Kalamatë, humb jetën piloti

Një avion stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar mëngjesin e së mërkurës, gjysmë milje detare në veriperëndim të aeroportit të Kalamatës, në gadishullin e Peloponezit, me pasojë vdekjen tragjike të pilotit të tij.

11:35
Beteja për vulën e PD, rikthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Lartë riktheu në gjykatën e Apelit vulën e Partisë Demokratike.

11:25
Gjobiten katër biznese ushqimore me 650 mijë lekë, bllokohen produktet

4 subjekte me produkte ushqimore janë gjobitur dhe bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së festave të fundvitit në të gjithë vendin.

11:24
Pochettino: Dëmtimet na kanë penalizuar, kundër Crystal Palace dua vetëm fitoren

Mauricio Pochettino dhe Chelsea shpresojnë të rikthehen te suksesi sonte në mbrëmje, në sfidën e javës së 19-të, atë përballë Crystal Palace.

11:00
Mediu pas seancës së “Gërdecit”: Shkëlzen Berisha s’ka lidhje me këtë proces

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas seancës së radhës për çështjen “Gërdeci”, ku sot dëshmoi edhe Shkëlzen Berisha, u shpreh se djali i ish-kryeministrit nuk ka lidhje me të në këtë proces.

10:59
Me pankarta e tymuese në duar, protesta e Berishës përmes fotove!

Në një fotogaleri, këto janë pamjet nga protesta e sotme e opozitës, e kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

10:58
Përfundon protesta, Berisha para selisë: Kërkohet zhdukja e PD, por do e mbrojmë dhëmb për dhëmb

Pas përfundimit të protestës para Gjykatës së Lartë, Berisha së bashku me protestuesit i është drejtuar selisë blu, nga ku mbajti një tjetër fjalim.

10:51
Parandalohet ngjarja e rëndë në Kurbin! Pas sherrit, 41-vjeçari qëllon me pushkë drejt një banese

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Kurbin, ku pas një sherri të çastit, një 41-vjeçar ka tentuar të vrasë një 61-vjeçar.

10:31
Çfarë po kërkon Berisha? Shfleton “X” në mes të protestës

Sali Berisha u ul në mes të protestuesve pas përfundimit të fjalimit të tij, ku tha se po gjykohet padrejtësisht.

10:28
Videolajm/ Berisha dhe protestuesit marshojnë drejt selisë

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij bllokuan për disa minuta bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

10:25
Berisha kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, GJKKO rrëzon kërkesën

Kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurimit ndaj ish-kryeministrit u rrëzua nga GJKKO.

10:21
“Si ndiheni në protestën tuaj të fundit”/ Berisha: Kush e tha…

Sali Berisha duket se nuk do e njohë masën e sigurisë që që Gjykata pritet të shqyrtojë sot.

10:12
Fotolajm/ Berisha ulet pas fjalimit, me kokën ulur në telefon

Ish-kryeministri Sali Berisha është ulur në tokë pas fjalimit të tij përpara protestuesve.

10:07
Berisha në protestë: Po burgosem pa asnjë akuzë! Kjo është diktaturë

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se masat që po merren ndaj tij nga drejtësia janë pa asnjë akuzë. “Kur kreu i opozitës pa asnjë akuzë burgoset dhe i ndalohen takimet dhe komunikimet, kjo është diktaturë”, tha ai në protestë.

09:56
Shkëlzen Berisha pas dëshmisë për Gërdecin: Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai, në darkë ekzekutohet…

Shkëlzen Berisha është deklaruar për mediat pas marrjes në pyetje për rreth 40 minuta nga GJKKO për çështjen e Gërdecit.

09:54
Gjendet i vdekur Lee Sun-kyun, aktori i filmit “Parasite”

Aktori i njohur koreano-jugor, Lee Sun-kyun, i njohur për rolin e tij në filmin “Parasite”, film fitues i çmimit Oscar, është gjetur i vdekur në një makinë në Suel të mërkurën, thanë autoritetet.

09:35
Video-lajm/ Faturinoja lë punën dhe i bashkohet protestës

Qindra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, aty ku Sali Berisha ka thirrur protestë.

09:33
Trafik i rënduar nga protesta e opozitës, qytetarët zbresin nga autobusi në mes të rrugës

Trafiku është rënduar në Tiranë, si pasojë e protestës së opozitës, e kryesuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

09:29
Videolajm/ Noka në krye të aksionit për bllokimin e rrugës, kërkesa policit rrugor: Ktheje atë autobusin!

Deputeti Flamur Noka kryeson protestuesit demokratë në aksionin për të bllokuar rrugën në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”.

09:29
Sali Berisha i bashkohet protestës te Gjykata e Lartë, nis fjalimin

Sali Berisha i është bashkuar protestës së thirrur nga vetë ai para Gjykatës së Lartë, ku ka nisur fjalimin.

09:15
Nis protesta e opozitës, bllokojnë qarkullimin e automjeteve

Ka nisur para pak çastesh protesta e opozitës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, për të vazhduar më pas para Gjykatës së Lartë.

09:09
Momenti prekës kur ariu i murrmë bie në çarkun e gjuetarëve të paligjshëm, banorët kërkojnë lirimin e kafshës

Një specie e rrallë e ariut të murrmë që jeton në pyjet e Mokrës ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.

09:02
Berisha ka paralajmëruar protestë, rrethohet nga qindra forca policie Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë është rrethuar këtë mëngjes nga qindra forca policie, pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë.

08:45
Viti i ndryshimeve në rrjetet sociale: Twitter iku, Threads erdhi, AI hyri në lojë

E humbëm Twitter-in dhe e fituam X-in. I provuam Bluesky-in dhe Mastodon-in (epo, disa nga ne e bëmë).

08:32
Nëntë të vdekur pas stuhive që goditën Australinë lindore

Nëntë njerëz u vranë në Australi pasi stuhitë e forta goditën pjesën lindore të vendit gjatë festave të Krishtlindjeve, thanë autoritetet të mërkurën. Dhjetëra mijëra shtëpi janë ende pa energji elektrike.

08:24
Pas refuzimit të Atletico-s, Juventus kthen fokusin nga mesfushori i Man. City-t

Juventus mori përgjigje negative nga Atletico Madrid për mesfushorin Rodrigo De Paul, por “Zonja e Vjetër” po mendon seriozisht për një tjetër alternativë.

08:10
Mbahet sot seanca për masën e sigurisë për Berishën! Ish-kryeministri pritet të mësojë “fatin” e tij në protestë

Vendimi për zëvendësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të merret sot, në seancën e radhës, e planifikuar të nisë në orën 11:00.

07:58
Gaza: 240 të vrarë brenda 24 orësh, Izraeli i bllokon vizat punonjësve të OKB-së

18 sulme të pëpqëndruara kundër familjes të tëra: rezultati, 241 palestinezë të vdekur brenda 24 orësh në Gaza: këtë pretendon ministria e Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi, që i shton bilanci edhe gati 400 të plagosur.

07:48
Shenjat që tregojnë se trurit po i mungon oksigjeni

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz vuajnë nga mungesa e ajrit.