Tre sezone në Serie B, klubi legjendar rikthehet në elitën e futbollit italian

02/05/2024 09:39

Parma siguroi këtë mërkurë matematikisht rikthimin në Serie A.

Dy herë fituesit e UEFA Cup (sot Europa League) siguruan matematiksht elitën e futbollit italian pas barazimit 1-1 ndaj Bari-t në duelin e javës së 36-të.

Skuadra e Pecchia-s ka koleksionuar 74 pikë duke kryesuar kampionatin, aktualisht me tre pikë më shumë se Como dhe do të luaj përsëri në Serie A pas sezonit 2020-2021./ SuperSport

Top Channel