Një shërbim i përbashkët funeral është mbajtur për dy motrat 14-vjeçare të vrarë në sulmin me raketa të së martës në qytetin lindor të Kramatorsk.
Mes trazirave me dhjetra makina të djegura në disa qytete të Francës kundër brutalitetit të policisë, një burrë ka marrë vëmendje të gjerë në rrjet për “guximin e tij” teksa shihej duke ngrënë i qetë një sanduiç, para përplasjeve të dhunshme të protestuesve dhe policisë.
Presidenti rus Putin dhe kryeministri indian Modi kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme, sipas mediave ruse që citojnë Kremlinin.
Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”. Filmi “Në kuadër të dashurisë” është duke u xhiruar momentalisht në qytetin e Korçës.
Të paktën 112 persona kanë ndërruar jetë në dy javët e fundit në Meksikë për shkak të nxehtit, pasi temperaturat kapën vlerat shumë të larta deri në 50 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.
Juan Cuadrado largohet zyrtarisht nga Juventusi. Anësorit kolumbian i skadon pikërisht sot kontrata që kishte me bardhezinjtë dhe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi lamtumirën, duke qenë se palët nuk e panë të arsyeshme të zgjasnin bashkëpunimin.
“Polonia dëshiron të mbajë armë bërthamore në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”- kështu është shprehur kryeministri polak Mateusz Morawiecki, citojnë agjencitë shtetërore ruse.
15 vota me pak është rezultati final nga 18 kutitë e votimit të zgjedhjeve të 14 majit që u rinumëruan sërish për bashkinë e Kuçovës, në qarkun e Beratit.
Policia tha dje se ka arrestuar një 50-vjeçar nga Morwell në Australi pas një incidenti të rëndë ‘tërbimi në trafik’ që përfshinte përmbysjen e një makine në aksident dhe më pas ndjekjen me armë të ftohtë të shkaktarit të dyshuar të aksidentit nga i dëmtuari.
Udhëheqja ruse nuk sheh “asnjë arsye” për të zgjatur marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi, ndërsa asaj po i afrohet data e “skadimit”.
Policia greke ka gjetur një plantacion kanabis në zonën kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë në Bashkinë e Filatit në Thesproti.
Turqia dënoi djegien publikisht të një kopje të Kuranit, ditën e mërkurë në Stokholm, një incident që analistët thonë se ka të ngjarë t’i japë Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan edhe më shumë arsye për të bllokuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla, ka reaguar në lidhje me ankimimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të KPK-së për ndërprerjen e procesit të Vetting-ut pa vendim përfundimtar.
Mitrovica e Veriut i është bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës. Një të tillë e ka konfirmuar asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Doli.
Pas 28 orësh notim në det të hapur në kanalin e Otrantos, avokatja australiane me origjinë shqiptare, ndërpreu sfidën e saj për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore dhe situatës jo të mirë në det.
Dhjetra protestues në Irak kanë sulmuar sot ambasadën suedeze në Bagdad pas aktit demonstrativ të nxitjes së urrejtjes me djegien e paralajmëruar të Kuranit në kryeqytetin Stockholm.
Në natën e tij të gjashtë Festivali Folklorik Kombëtar Kombëtar, solli në skenë 5 grupe folklorike të diasporës nga Zvicra, SHBA, Anglia dhe Greqia. Bartja e folklorit në kushtet e emigracionit është një sfidë jetike për të gjitha grupet.
360 fermerë të Librazhdit tashmë do të kenë një pikë grumbullimi për prodhimet e tyre.
Moska dhe Beogradi po koordinojnë vizitën në Rusi të zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë online, më 30 qershor.
Është hedhur ditën e sotme në selinë qendrore të UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, shorti i raundit të parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për vajza. Kompeticion ku merr pjesë edhe Vllaznia, ekipi kampion i Shqipërisë prej 10 vitesh radhazi.
Kanceri shkaktoi afro 10 milionë vdekje në mbarë botën në vitin 2020. Shkaqet e tjera më të zakonshme të vdekjes nga kanceri përfshijnë zorrën e trashë dhe rektumin, mëlçinë, stomakun dhe gjirin.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi miratoi sot udhëzimin për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë, në të cilat janë parashikuar disa risi për vitin akademik 2023-2024.
Pasojat nga rebelimi i dështuar i shefit të Wagner-it Yevgeny Prigozhin dhe mërgimi i tij në Bjellorusi ka nervozuar vendet baltike.
Lideri i entitetit serb në Bosnje njoftoi ka ngritur padi ndaj vetes dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë, në përpjekjen e tij të fundit për të sfiduar autoritetin qendror të shtetit.
Një 49-vjeçare është dëmtuar gjatë procesit të punës në një fabrikë të përpunimit të plastikës në Peqin.
Vrasja e një 17-vjecari nga policia ngjalli një valë indinjate që ende nuk po shuhet në Francë, ku vazhdojnë protestat e dhunshme e zjarret nëpër rrugë.
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur masën e arrestit me burg për oficerin e Policisë Gjyqësore në Tiranë, Fatbardh Lalës, pas hetimit të kryer në kuadër të procedimit penal kundër zyrtarëve publik
Gjatë ditës së diel pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë do përfshihet nga rrebeshet e shiut.
Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka ulur ndjeshëm numrin e mjekëve evropianë që kanë punuar për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë, dhe tashmë shteti ishull është krizë.
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023.
Një politikan rus dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar ukrainas janë akuzuar për krime lufte nga Kievi për deportimin e supozuar të dhjetëra jetimëve.
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë, të akuzuar për transport të lëndëve narkotike.
11 persona në Durrës janë nën hetim nga policia pasi dyshohet se kanë përdorur fëmijët dhe nipërit e tyre të moshës nga 2-13 vjeç për të lypur.
I promovuar vetëm para pak kohësh nga Ada e Velipojës, tashmë portieri Gabriel Guri ecën me hapa gjigandë në karrierë dhe mbërrin deri te Paris Sain-Germain në Francë.
Që prej rebelimit të shkurtër të Wagnerit, disa nga gjeneralët më të lartë të Rusisë nuk janë parë më në publik.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian karshi Kosovës i ka quajtur të panevojshme. Sipas saj, nuk bëhet fjalë për bllokim të fondeve të BE-së, por për suspendim të përkohshëm.
Ende nuk mund të vendoset fjala fund në telenovelën e merkatos së Marcelo Brozovic.
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton mbërrin në Tiranë në datën 3 korrik në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Në Bruksel është duke vazhduar samiti i liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin, ndër tjerash temë për diskutim janë edhe tensionet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Polonia ka arrestuar një lojtar rus të hokejit i cili dyshohet se ka spiunuar për Moskën gjatë kohës që ka luajtur për një ekip në një shtet të Bashkimit Evropian.
Qindra besimtar të sektit Bektashi morën pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm që mbahet në Bulqizë.
DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet antikanabis, finalizohet faza e 21-të e megaoperacionit “Imazhi”. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 654 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në 2 fshatra, në Mirditë dhe në Lezhë. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në zona të thella malore të qarkut, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për të […]
“Task-Forca ndërinstitucionale për sigurinë shëndetësore ka nisur punën me gatishmëri të shtuar në zonat turistike, me zero tolerancë për subjektet, të cilat nuk respektojnë kushtet higjieno-sanitare”.
Kur u kthye nga emigrimi 10 vjet më parë, Ramazan Subashi nga Varibopi i Cakranit, ngriti fermën e tij të gjedhëve dhe derrave në vendlindje.
Drejtoresha e AKSH-it Marlinda Karçanaj, ka treguar ditën e sotme se në cilat fusha është punuar që të sillej transformimi në Kadastër.
Nëse ende nuk e ke marrë biletën për të përjetuar një mbrëmje të paharrueshme nën ritmet e muzikës latine, nxito.
Kryeministri Rama tha se pret dorëheqje masive nga Kadastra pas reformës që do të kthejë online të gjitha shërbimet e këtij institucioni nga 3 korriku.
I pajisur me armë zjarri, teksa qëndronte në një lokal në Sukth, kapet në flagrancë dhe arrestohet 34-vjeçari.
Problemet e vjetra dhe të reja, kthyer në një ferr të vërtetë ndër-vite për qytetarët shqiptarë me kadastrat, detyruan kryeministrin Edi Rama me përulje të kërkonte ndjesë.
“Me gojën plot dhe kokën ulur, u kërkoj falje të gjithë shqiptarëve që janë torturuar nga Kadastra”-ishte kjo deklarata e kryeministrit Rama teksa njoftoi se më 3 korrik mbyllen të gjitha sportelet e këtij institucioni.
Gëzhojat e qitura nga një armë kallashnikovi që I morën jetën 57 vjeçarit Gjokë Gurajt dhe djalit të tij Eduartit janë të vetmet prova që policia e Shkodrës ka në dorë për momentin për zbardhjen e ngjarjes.
Turisti që gdhendi emrin e tij dhe të të dashurës në Koloseumin e lashtë Romak në Romë rrezikon pesë vite burg.
Një profesor në një kolegj në Maryland është pushuar nga puna për ngacmim seksual.
Klubet më të famshme të Europës si Real Madrid, Milan, Sevilla, Dortmund dhe Barcelona janë vendosur në radhë për shërbimet e talentit turk të Fenerbahce, Arda Guler.
Ukraina do të marrë 1.5 miliardë dollarë nga Banka Botërore për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen.
Hungaria kundërshton planin e Komisionit Evropian për t’i dhënë më shumë para Ukrainës dhe Budapesti nuk është i gatshëm të kontribuojë me para shtesë për të financuar kostot e menaxhimit të borxheve të BE-së, tha kryeministri Viktor Orban, për radion shtetërore më 30 qershor.
Një çift nga Florida që u përpoq për 10 vite me radhë të bënte një fëmijë, por pa sukses, u bënë prindër të një vajzë brenda ditës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha nga Saranda se Agjencia Kombëtare e Bregdetit për pastrimin e vijës bregdetare ka dyfishuar kapacitetet për sezonin turistik.
18 kutitë e votimit të zgjedhjeve të 14 majit do të rinumërohen sërish për bashkinë e Kuçovës, në qarkun e Beratit.
Një djalë 6-vjeçar ra nga një lartësi prej 13 metrash në një park argëtimi meksikan, tregojnë pamjet tronditëse.
Një djalë 20-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Korçë.
Pas dy vitesh pjesë e Kukësit, këtë verë Shqiprim Taipi vendosi të mbyllë aventurën me verilindorët.
E premtja do të jetë një ditë intensive merkatoje për Interin, që pritet të kompletojë shitjen e mesfushorit kroat Marcelo Brozovic te arabët e Al Nassr për shifrën e 23 milionë eurove, me 31-vjeçarin që do të firmosë për tre sezone në skuadrën ku luan Cristiano Ronaldo.
Është zbardhur ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Shkodër ku dy shtetas vendosën lëndë eksplozive në garazhin e automjeteve të një shtetasi.
Forcat ruse kanë filluar të largohen nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia, sipas Departamentit Kryesor të Inteligjencës të Ukrainës për Ministrinë e Mbrojtjes.
Tashmë Shqipëria turistike e ka vëmendjen e plotë të botes perëndimore.
Ne humbasim 50 deri në 100 fije floku në ditë, dhe është normale të shohësh disa të tilla në jastëkun tënd në mëngjes ose tek kulluesja pas dushit.
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.
Një 39-vjeçar nga Kukësi është arrestuar pasi ka ndërtuar pa leje një objekt me qëllim biznesi dhe procedohet në gjendje të lirë një person tjetër.
Taulant Xhaka, pjesë e Basel nuk mundi t’i mbante nervat në ndeshjet e datës shtatë maj ndaj Zurichut teksa në minutën e 12-të shtesë të fraksionit të dytë, goditi me kokë kundërshtarin kroat Nikola Katic.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Vladimir Putin është “dobësuar disi” nga rebelimi i ndërprerë i Grupit Wagner, ka thënë Donald Trump.
Një banesë në katin e katër të një pallati është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen Parrucë në Shkodër.
Nëse keni astmë, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, duke kufizuar kalimin e ajrit në mushkëri.
Një sërë vendesh islamike kanë kritikuar djegien e faqeve të Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm, si pjesë e një proteste të autorizuar. Presidenti turk Erdogan ishte mes tyre, mes bisedimeve të NATO-s me Suedinë.
Kylian Mbappe mund të ishte tashmë një futbollist i Real Madrid dhe telenovela, një nga më të gjatat e këtyre viteve të fundit në merkato, do të kishte përfunduar nëse sulmuesi do të përfaqësohej nga një agjent i denjë dhe jo nga mamaja e tij.
Samiti dyditor i liderëve të Bashkimit Evropian u dominua nga bisedimet për luftën në Ukrainë dhe forcimin e mbrojtjeve.
Të paktën 667 persona janë arrestuar pas natës së tretë të protestave në Francë, të cilër kanë djegur makinat, kanë hedhur fishekzjarrë ndaj policisë dhe plaçkitur dyqane.
Të gjithë e njohim Eva Buzon për iniciativën e saj për të kaluar nga kanali i Otrantos drejt Vlorës me not.
Pas Loftus-Cheek, Milani shpreson të afrojë edhe Christian Pulisic nga Chelsea.
Një profesor dhe dy studentë u goditën me thikë në një ligjëratë ku flitej për çështje gjinore në një universitet në qytetin Waterloo në Kanada.
Më 30 qershor të vitit 1792 në Paris, këndohet për herë të parë Marsejeza, si këngë lufte.
Vendimi i qeverisë së Kosovës për të shpallur dy entitete serbe në veri, si organizata terroriste nuk është bërë në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, deklaroi një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.
Gjenerali i ushtrisë ruse, Sergei Surovikin, është në mesin e gjeneralëve të lartë që janë zhdukur nga publiku që nga rebelimi i dështuar i 24 qershorit që synonte rrëzimin e nivelit të lartë politik në Rusi.
Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore, por nuk priten reshje.
Pamjet e pazakonta, ku 45 të arrestuarit e operacionit antidrogë në Elbasan transportoheshin me autobus turistik drejt Tiranës, janë diskutuar sonte në “Top Story”.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, avokati Jordan Daci dhe pedagogu Arian Curri kanë diskutuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” edhe për mënyrën se si funksionon krimi i organizuar në Shqipëri, dhe si rekrutohen “ushtarët” që kryejnë punët e pista të grupeve kriminale.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka rrëfyer për emisionin “Top Story” sekretet e përgjimit në Shqipëri.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara me faktin se Qeveria e Kosovës nuk është duke ndërmarrë hapa konkretë për çtensionimin e situatës në veri të shtetit.
Provat për vjedhjen votash që çuan pas hekurave kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri, kanë shkaktuar debat mes të ftuarve në “Top Story”.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se personi që u përfshi në videoskandalin seksual të Safet Gjicit, Alma K., ka ndjekur një kurs për dedektive private.
Ju ka ndodhur ndonjëherë ju apo të afërmve tuaj që të shkoni në plazh dhe të mos gjeni shezlong bosh sepse janë të bllokuara nga pushuesit, të cilët i “rezervojnë” për orë të tëra me një truk të thjesht: vendosjen e peshqirit sipër për të treguar që janë të zëna?
Videoskandali që shkatërroi karrierën e Safet Gjicin, u diskutua sonte në “Top Story”.
Trazirat e dhunshme tronditën qytetet franceze pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia pak ditë më parë. Në shumë qytete protestuesit dogjën makinat dhe ndërtesa, njëkohësisht shkatërruan shumë vende, situatë që solli edhe përplasje me forcat e rendit.
Shqipëria përmes peshëngritësit Kreshnik Leka fiton medalje ari në European Masters Games në Finlandë.
Një gjyshe e moshuar në Britani thotë se po detyrohet të çmontojë një shtëpi të vogël druri që ngriti për bijën e saj pasi fqinja e saj e raportohet se autoritete bashkiake.
Avokati Jordan Daci, i ftuar sonte në “Top Story” është shprehur se ka të tjera video erotike që do të çojnë në shkarkimin e kryebashkiakëve të tjerë në vijim.
Një gjykatë në Britani vendosi sot se plani i qeverisë për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë është i paligjshëm, duke i dhënë kështu një goditje planeve të administratës konservatore për të ndalur emigracionin nëpërmjet korridorit të rrezikshëm, Kanalit të La Manshit.
Aktakuza penale federale, ndaj ish-Presidentit Donald Trump, për mbatje të qëllimtë dhe të paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare duket se e ka dëmtuar lehtë popullaritetin e tij në mesin e republikanëve, sipas një sondazhi të ri të Qendrës për Kërkime mbi Çështjet Publike, NORC si dhe agjencisë ‘Associated Press’.