Drejtoresha e AKSH-it Marlinda Karçanaj, ka treguar ditën e sotme se në cilat fusha është punuar që të sillej transformimi në Kadastër.

Karçanaj tha se është përmirësuar ndjeshëm teknologjia dhe se tashmë nuk do të ketë burogracira për radhën apo për shërbimet.

Mirlinda Karçanaj: Sistemi i Kadastrës ka ndryshuar rrënjësisht nuk është më nevoja për 100 dokumente shtet më shtet për t’i siguruar derë më derë. Tani këtë punë e bën shteti për ta. Shtatë punët kryesore që sollën këtë transformim: Kemi përmirësuar ndjeshëm teknologjinë dhe 74 shërbimet elektronike, është implementuar radha plotësisht first in first out, i jepet fund sekserëve që ndërhynin për të përshpejtuar rastin. Lekët nuk shkojnë tek sekserët por në buxhetin e shtetit. U unifikua më në fund sistemi multifunksional. Është  pamundur të bëhen ndërhyrje të autorizuara. Nuk ka më vula me bojë në Kadastër, institucioni ka rritur transparencës, kushdo aplikon dhe merr dokumentin me vulë. Transaksionet e të dhënave të pronës tani ruhen në teknologjinë blockchaine, që i ka vënë vulën e sigurisë. Sistemi ndan në varësi të fluksit apo llojit të aplikimit se kush ka prioritet. Është bërë shumë por nuk do të ndalemi këtu. Së shpejti do të pilotojmë Kadastren 3D. Qytetari do të ketë informacion shumë të saktë juridiko-gjeografik. Do të ketë mundësi të reflektohet në mënyrë të menjëhershme ndryshimet në planimetri.

Top Channel