Putin dhe Modi bisedë telefonike! India rrit ndjeshëm eksportet e naftës dhe gazit nga Moska

30/06/2023 16:45

Presidenti rus Putin dhe kryeministri indian Modi kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme, sipas mediave ruse që citojnë Kremlinin.

Dyshja diskutuan gjendjen aktuale të punëve në Ukrainë dhe Modi shprehu “mbështetjen e tij për hapat e ndërmarrë nga udhëheqja ruse për të garantuar sigurinë në lidhje me ngjarjet e 24 qershorit”, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë vazhduar të forcohen vitet e fundit, me Indinë që do të rrisë ndjeshëm blerjet e lëndëve të para ruse pasi Perëndimi vendosi sanksione dhe i ktheu shpinën naftës dhe gazit të Moskës.

Nafta më e lirë ruse përbënte 40% të importeve të papërpunuara të Indisë në maj, pasi varësia e saj nga nafta më e shtrenjtë nga Lindja e Mesme vazhdon të bjerë.

Top Channel