Qindra besimtar të sektit Bektashi morën pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm që mbahet në Bulqizë.

Ata u ngjitën në vendin e shenjtë të “Ballem Sulltanit” në Martanesh ku kryen ritualet e tyre fetare.

Pelegrinazhit iu bashkua dhe kryegjyshi i bektashinjve, Edmond Brahimaj.

 “Këtu vjen për të marrë energjinë pozitive, për t’u shkarkuar nga energjia negative që kemi marrë gjatë jetës sonë. Gjithashtu ne vijmë që të reflektojmë njëri-tjetrin. Të kemi dashuri, të mos zihemi me njëri-tjetrin, t’i duam prindërit, të duam vëllain, të duam gjithçka të mirë. Siç thotë Zoti gjithë këtë bukur e krijoi për ne. Unë në këtë pelegrinazh do bëj një lutje bashkërisht që Zoti të na largojë çdo të keqe”, u shpreh kryegjyshi i bektashinjve Edmond Brahimaj.

Ai përcolli gjithashtu mesazhe paqeje dhe për një jetë më të mirë për të gjithë besimtarët. Ndërkohë në këtë aktivitet  ishte e pranishme dhe kryebashkiakja e re e Bulqizës, Festime Mjeshtri e cila u zotua se do e kthejë zonën e Martaneshit në një atraksion turistik.

Top Channel