Video dramatike/ Shoferi i përplasur ndjek me thikë në dorë shkaktarin e aksidentit në autostradën në Australi (fotot)

30/06/2023 16:28

Policia tha dje se ka arrestuar një 50-vjeçar nga Morwell në Australi pas një incidenti të rëndë ‘tërbimi në trafik’ që përfshinte përmbysjen e një makine në aksident dhe më pas ndjekjen me armë të ftohtë të shkaktarit të dyshuar të aksidentit nga i dëmtuari.

Burri ishte filmuar që dilte duke u zvarritur nga makina e tij e përmbysur për të ndjekur shoferin tjetër me thikë në dorë

Pamjet e incidentit të rëndë të rrugës tregojnë momentet kur një mjet fuoristradë goditet në ecje dhe pas disa lëkundjeve rrëzohet në anë të rrugës dhe përmbyset rrezikshëm duke ndaluar me çatinë përtokë.

Incidenti ndodhi në autostradën Princes Highway në Victoria pasditen e të martës.

Mediat thonin se shoferi i fuoristradës po tentonte të parakalonte veturën para tij që manovronte me vështirësi por përfundoi i rrëzuar, sipas rrjetit vendas 7News.

Personi që po regjistronte dëgjohet të thotë: “Oh Zot, tani do të pendohet për këtë”.

Shoferi i veturës shihet që largohet me vrap pas ardhjes së shoferit të zemëruar me thikë, ndërsa makina të tjera ndaluan për të dëshmuar zhvillimin e ngjarjeve.

Policia tha se nuk u raportuan të plagosur nga incidenti, dhe se kishte arrestuar një 50-vjeçar në vendngjarje.

Sulmuesi është liruar tashmë me kusht dhe do të shfaqet në gjykatën e Dandenong më 3 nëntor.

FOTO GALERI
1/3
Burri ishte filmuar që dilte duke u zvarritur nga makina e tij e përmbysur për të ndjekur shoferin tjetër me thikë në dorë

Top Channel