Kryeministri Rama tha se pret dorëheqje masive nga Kadastra pas reformës që do të kthejë online të gjitha shërbimet e këtij institucioni nga 3 korriku.

Rama përmendi rastin e Kadastrës së Vlorës, ku tha se deri më tani janë ndërruar 9 drejtore dhe paralajmëroi që të largohen të gjithë ata që i vijnë rrotull këtij instuticioni.

Mua më vjen shumë turp, më vjen jashtëzakonisht turp se çfarë kanë hequr njerëzit, vetëm historitë që kam dëgjuar vet nga njerëz që çojnë mesazhe. Letrat që janë rrugëve në formën e ankesave, kërkesave, njohjeve, janë dyfishi i sipërfaqeve të RSH. Pretendimet për pronë janë dyfishi dhe janë mbi njëra tjetrën. Mbi një pronë gjen tre palë pronarë. Në formën e kalvarit të viktimës me xhelatin, mbaron, Pjesa tjetër e digjitalizimit e gjitha me radhë vazhdon, por ama historia që një njeri që kërkon të drejtën e pronësisë duhet të kërkojë xhelatin. Kjo mbaron. Ju ftoj të gjithëve ta provoni dhe do ta ndjej dhimbjen ku nuk do arrini dot të gjeni ku nuk mund të kapni dot një pronë. Jam i çliruar, pres dorëheqjen masive nga kadastra dhe drejtorja e ka shumë të qartë. Punonjësit duhet të bankier, jo banakier. Mos bëni asnjë ndërhyje për askënd se ku na ka sjellë vota, se pa këtë nuk fitonim dot. E dyta pagat, rritja e pagave të kadastrës do të jetë shumë e konsiderueshme sepse duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët dhe për këtë kemi diskutuar kështu që un përfitoj nga rasti ti bëj apel atyre që janë profesionist që të aplikojnë sepse realisht janë të domosdoshëm. Ndërkohë që natyrisht prona e kadastrës ka plot njerëz që ia dinë punën, kush do të ikë do të jetë më shumë sesa i falënderuar që po shpëtojmë prej tij. Kush do qëndrojë do vazhdojë trajnimet dhe kualifikimet.

Kadastra duhet të certifikohet si institucion i standardeve europiane. Sot që flasim kemi hyrë në këtë proces, por deri dje, Kadastra mund të certifikohej vetëm si një makinë mishi për të grirë prona dhe për të ngrënë jetë njerëzisht. 9 drejtore kadastre janë ndërruar në Vlorë, deri ditën kur i numërova, pastaj hoqa dorë nga numërimi. Njëri më problem se tjetri. Lajmi im për gjithë ata që i rrinë rrotull Kadastrës së Vlorës, ikni se nuk ka më kadastër për ju. Askush at brenda nuk ju ndihmon më se aty do shfaqet Tropoja, Hasi, Saranda, por jo Vlora. Po e përsëris, nuk e dini se çfarë ndjej unë kur them këto fjalë. Jemi përgjegjësit kryesor për këtë situatë. S’ka pushtet njeriu që mund të bëjë punën që bën digjitalizimi. Kompjuteri që s’ka nevojë për nuse , krushq parti shoqëri, nuk e di as kush është deputet e bandit, thjesht bën punën mbi bazën e atyre që ka regjistruar. Kjo është ditë e mirë për ne si forcë që kemi marrë përsipër të ndryshojmë këtë vend”-tha kryeministri Rama.

Top Channel