Marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi po “i vjen fundi”! Rusia, ‘asnjë arsye’ për të zgjatur afatet

30/06/2023 16:23

Udhëheqja ruse nuk sheh “asnjë arsye” për të zgjatur marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi, ndërsa asaj po i afrohet data e “skadimit”.

Marrëveshja siguron që tre porte të Ukrainës mund të vazhdojnë eksportimin e ushqimit pa frikën e bllokadës nga anijet ruse në Detin e Zi.

Marrëveshja është caktuar t’i përfundojë afati më 17 korrik. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov tha se veprimet “e egra” të Perëndimit lidhur me marrëveshjen, e cila u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, nënkuptonte se interesi rus për zgjatjen e marrëveshjes për herë të katërt kishte dështuar.

“Unë nuk shoh se çfarë argumentesh mund të ketë nga ata që dëshirojnë të vazhdojnë nismën e Detit të Zi,” tha zoti Lavrov.

Ministri i Jashtëm u përpoq të qetësonte vendet më të varfra të botës, duke thënë se Rusia do të vazhdojë t’u sigurojë atyre ushqim “me shpenzimet tona, pa pagesë”.

Top Channel