Pistat e hetimit për vrasjet! Ekzekutimi në Dukagjin i babë e bir, dyshohet për konflikte kur ishte kryeplak

30/06/2023 11:23

Gëzhojat e qitura nga një armë kallashnikovi që I morën jetën 57 vjeçarit Gjokë Gurajt dhe djalit të tij Eduartit janë të vetmet prova që policia e Shkodrës ka në dorë për momentin për zbardhjen e ngjarjes.

Nisur nga dinamika grupi hetimor i ngritur për rastin ka dyshime se vrasësit janë dhe autorë të djegies së banesës në fshatin Brucaj, të Dukagjinit.

Djegia e banesës që ndodhi vetëm pak orë para vrasjes nuk u denoncua në polici. At e bir menduan se kishte ardhur nga panelet diellore dhe u nisën drejt fshatit duke rënë kështu bënë pritën që i kishin ndërtuar autorët. Viktimat u qëlluan për vdekje rreth 10 minuta larg banesës në një kthesë ku nuk kishin as fushëpamje dhe as mundësi reagimi.

Policia ka shoqëruar disa nga banorët e zonës si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen por ende nuk ka dritë jeshile për hetimin.

I paqartë grupi hetimor është edhe dhe për motivet e vrasjes së dyfishtë pasi viktimat nuk kanë pasur të shkuar konfliktuale.

57-vjeçari për disa vite ka qenë pjesë e policisë së shtetit dhe pastaj ka dhënë dorëheqjen për t’iu përkushtuar biznesit privat se bashku me të birin për transportimin e lendeve drusore.

Policia po verifikon nëse ka një konflikt në biznesin e tyre nga ana tjetër po hetohen dhe konfliktet që mund të këtë pasur për kultivimin e kanabisit duke qene se Gjokë Guraj ishte edhe kryeplak i fshatit. Nuk  përjashtohet dhe një konflikt i ditëve të fundit që mund të ketë degratuar.

Top Channel