Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se personi që u përfshi në videoskandalin seksual të Safet Gjicit, Alma K., ka ndjekur një kurs për dedektive private.

I ftuar në “Top Story”, Karamuço tha se teknologjia e fundit e përgjimit spyware dhe software, tashmë mund të sigurohet lehtësisht jo vetëm nga shtetet, por edhe privatët, të cilët mund të përgjojnë kudo dhe çfardo.

Pjesë nga debati:

Duma: A ka ndodhur nonjë rast që të jetë ndëshkuar ndokush se ka përgjuar?

Karamuço: Ndodhin raste nëse ti e merr vesh, por më shumë këto zgjidhen privatisht. Ne kemi pasur raste që janë porositur nga të huaj për të ardhur valixhe, dhe për t’u përgjuar biznesmenë dhe banda mes njera-tjetrës, kemi një skandal shumë të madh që na ndodhi në Greqi… Por ato lloj sistemesh, sidomos “Predatori” që ndërtohet në Maqedoni dhe “Pegasus” që bëhet në Izrael, kemi folur. Pra bëhet fjalë për ata telefonat zero që janë pjesë e spyware dhe software, janë të gjitha një teknologji që jo vetëm e marrin shtetet, por edhe privatët. Dhe ata privatë futen kudo, dëgjojnë gjithçka thua dhe madje me këtë celularin tani “MX-Spy”, ai është edhe celular, edhe kamerë, edhe përgjim gjithë kohën. Jo vetëm për atë çka ka brenda celulari yt, por shikon të gjithë pamjen që ti ke. Shumica e këtyre që punojnë sidomos në kompjutera iu vënë ngjitës kamerave. Edhe në celular e mbajnë të bllokuar atë.

Presidenti i SHBA-së ka celularin e tij të modifikuar që mund të mos ketë mikrofonë dhe mikrokamerë. Vetëm për këtë. Sepse dihet që janë software apo spyware që përdoren për të gjitha këto. Tashmë është një sëmundje shumë e madhe kjo që po ndodh. Po na ndodh edhe ne, na është futur edhe si adrenalinë kjo dhe duam të marrim veshë pse apo çfarë do të ndodhë me njeri-tjetrin, dhe bëhet fjalë përtej interesave që ka dhe luhen për të zbuluar se çfarë po bën tjetri kundrejt teje.

Duma: Çfarë adrenaline është kjo?

Karamuço: Është një adrenalinë malinje që iu ndodh këtyre njerëzve. Kur bëhet fjalë që duam të përndjekim një person, ne e quajmë të përligjur që të shkojmë dhe t’i themi një dedektivi privat. Flas për dedektiv privat sepse nisem edhe nga emisionet që janë bërë së fundmi që ne iu kërkojmë ndihmë dedektivëve, përfshi këtu edhe Alma K. që ka ndjekur për një periudhë kohe edhe kjo një kurs dedektivësh.

Curri: Dedektiv çiftesh ka këtu, vetëm këta kemi dëgjuar ne.

Karamuço: Ishte pra një rast i fundit me një dedektiv mashkull që i thanë do të jap 6000 euro dhe do më ndjekësh 1, 2, 3. Do më japësh prova çdo ditë se çfarë bëjnë. Jo të lidhura me tradhëti bashkëshortore.

Top Channel