Kur u kthye nga emigrimi 10 vjet më parë, Ramazan Subashi nga Varibopi i Cakranit, ngriti fermën e tij të gjedhëve dhe derrave në vendlindje.

Për të siguruar ushqimin e blegtorisë ai ka në përdorim rreth 50 hektarë sipërfaqe të marrë me qira ku ka kultivon misër, elb, grurë e tërshëre.

 “Prej disa vitesh ne ujitim tokat bujqësore pa pagesë dhe kjo na ka dhënë një ndihmë të vlefshme për të shtuar më tej sipërfaqen e mbjellë me kulturat bujqësore”, tha fermeri Ramazan Subashi.

Administratori i Njësisë Cakran Fredinant Korçari thotë se ka rritje të sipërfaqeve të mbjella  nga viti në vit.

“Shohim se sivjet janq mbjellë afërsisht 360 hektarë me misër ku 230 janë për misër për tu përdorur për kokër dhe 130 janë për foragjenët. Kjo ka ardhur edhe si pasojë e kanalit Vjosë-Levan-Fier i cili kalon në këtë zonë”, u shpreh Fredinant Korçari.

Ashtu si vaditja falas që u ka dhënë efekt fermerët kërkojnë shumë lehtësi të tjera nga autoritetet.

 

Top Channel