Me stemën e UÇK-së të vendosur në kostum, deputetët e PD-së i drejtohen Parlamentit. Vendosin foton e Belinda Ballukut në dyert e Kuvendit 17/09 10:11
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Sipas njoftimit të Presidencës, vendimi është marrë gjatë ditës së sotme, ndërsa po sot kreu i shtetit ka dekretuar edhe emërimin e Ervin Demos në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Kështu, Demo do të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas largimit të Lamallarit nga detyra.
Dekretet janë firmosur nga Presidenti Bajram Begaj dhe janë bërë publike përmes njoftimit zyrtar të Presidencës.
Top Channel