LIVE/ Më shumë se 14 orë seancë, mbërrin Rama në Kuvend/ Ultimatum deputetëve të PS për 84 vota, Braçe përplaset me Maznikun, Spiropali kritika për Territorialen 08/10 23:47
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur që t’i drejtohen Kuvendit këtë të enjte me një stil pak më ndryshe.
Në fotot e siguruara nga gazetari i Top Channel, në kostumet e tyre, ata kanë vendosur stemën e UÇK-së, kjo pas vendimit të një dite më parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë për të lënë në burg liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata gjithashtu kanë vendosur edhe një foto të Belinda Ballukut në dyert e Kuvendit. Në foto ajo shfaqet krah Ron Yeffet, ndërsa punonjëset e Kuvendit mundoheshin ta fshinin.

Top Channel