Me 62 vota për dhe 8 vota kundër, Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.
Pas votimit, Kurti ka paraqitur para deputetëve ekspozenë e qeverisë së re, duke theksuar se ky mandat do të fokusohet në forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Në fjalën e tij, Kurti u ndal edhe te zhvillimet në Gjykatën Speciale dhe procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor për drejtuesit e UÇK-së. Kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe në shpërputhje. Qëndrimi im dhe i qeverisë është i qartë, gjenocidin e ka kryer Serbia dhe asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë atë”, tha Kurti.
Kryeministri deklaroi se nuk do të paraqesë një ekspoze të re qeverisëse, duke e lidhur këtë edhe me zhvillimet politike dhe zgjedhjet e shpeshta në Kosovë.
“Të nderuar deputetë, nuk do të kem ekspoze të re”, tha Kurti.
“Ky mandat është për të kthyer fuqishëm sigurinë dhe mirëqenien në sigurinë e qytetarëve”, shtoi ai, duke theksuar se ekspozja nuk është e re për shkak të zgjedhjeve të shpeshta.
Qeveria e re e Kosovës do të drejtohet nga:
Kryeministër: Albin Kurti
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës: Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim: Fikrim Damka
Ministër i Financave: Hekuran Murati
Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulëzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrullah Çeku
Ministre e Kulturës dhe Turizmit: Saranda Bogujevci
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Elbert Krasniqi
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari
Ministre e Ekonomisë: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: Rasim Demiri
Top Channel