Ka humbur jetën ditën e sotme 26-vjeçari Xhesjon Zogu. 

Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ai u aksidentua për vdekje mëngjesin e sotëm në afërsi të Vorës.

Aksidenti u shkaktua nga një parakalim i gabuar që solli përplasjen e dy mjeteve kokë më kokë, ndërsa edhe drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

-Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, pranë Urës së Gjolës, automjeti me drejtues shtetasin B. R është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. Z.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Z. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi B. R. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të rasteve.

Top Channel