Zjarr në një sipërfaqe me shkurre në Korçë, asnjë banesë e rrezikuar

02/09/2026 13:01

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në lagjen 10 të qytetit të Korçës.

Siç raporton korrespondnetja e Top Channel Dhorjela Çule, sipas të dhënave, mësohet se zjarri nuk rrezikon asnjë banesë ndërsa nuk ka as të lënduar.

Në vendngjarje janë dy automjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë neutralizimin e vatrës dhe po punojnë për fikjen e plotë të zjarrit.

Nga ana tjetër, do të kryhen veprimet edhe nga ana e policisë për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel