Aksident në Tiranë, punëtori bie nga shtylla gjatë instalimit të linjës së internetit, përfundon në spital

02/09/2026 12:27

Një punëtor i një kompanie telekomunikacioni është dëmtuar pas rënies nga lartësia gjatë kohës që po punonte për instalimin e një linje interneti në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Shote Galica”, ku dyshohet se punëtori, shtetasi me inicialet I. D., rreth 50 vjeç, ka rënë nga një shtyllë gjatë punës.

Pas incidentit, ai është transportuar në spital, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore kanë nisur punën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

Top Channel