Video/ Muçi-Salah të pandalshëm te Trabzonspori, sulmuesi kuqezi i dhuron një tjetër asist spektakolar yllit egjiptian Një tjetër video që dokumenton incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia po qarkullon, duke sjellë pamje të reja nga përplasja mes presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, dhe njërit prej gjyqtarëve të takimit.
Në pamjet e publikuara së fundmi, duket qartë momenti kur Xhaferi i afrohet gjyqtarit dhe e godet me grusht me dorën e majtë.
Videoja shton një tjetër element në dokumentimin e episodit që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin sportiv dhe ka hapur debat për dhunën ndaj arbitrave në futbollin shqiptar.
Incidenti ndodhi pas përfundimit të sfidës mes Elbasanit dhe Vllaznisë, në një situatë të tensionuar që tashmë është bërë objekt reagimesh publike dhe pritet të vlerësohet edhe nga strukturat përgjegjëse të futbollit shqiptar.
Në pritje të reagimeve dhe vendimeve institucionale për incidentin, publikimi i videos së re pritet të shtojë presionin për një hetim të plotë dhe një qëndrim të qartë ndaj episodeve të dhunës në futboll.
Top Channel