Anis Mehmeti ka refuzuar një tjetër mundësi transferimi në Championship, pasi sulmuesi shqiptar nuk dëshiron të vazhdojë karrierën në këtë kategori të futbollit anglez.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Mehmeti ka vendosur të mos pranojë ofertën e Wrexhamit, edhe pse klubi kishte arritur një marrëveshje me Ipswich Town për transferimin e tij.

“Për momentin, Anis Mehmeti nuk ka dashur të luajë në Championship. Mehmeti ka refuzuar gjithashtu Wrexhamin, pasi ata kishin arritur marrëveshjen me Ipswich Town”, ka raportuar Jacobs.

Sulmuesi shqiptar është pjesë e Ipswich Town dhe gjatë viteve të fundit ka fituar vëmendje me paraqitjet e tij në futbollin anglez.

Refuzimi i Wrexhamit hap mundësinë që lojtari të shqyrtojë alternativa të tjera në merkato, me interesin për shërbimet e tij që pritet të vijojë.

Top Channel