Lëvizje e papritur në merkato, Chelsea kërkon të zëvendësojë Enzo Fernandez me mesfushorin që po shkëlqen në Serie A
Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Bradley Barcolas nga Paris Saint-Germain.
Sulmuesi francez është lojtari më i ri i “Reds”, në një lëvizje që ishte raportuar prej muajsh dhe tashmë është finalizuar.
Klubi anglez ka njoftuar marrëveshjen për afrimin e 23-vjeçarit, i cili pritet të jetë një nga përforcimet kryesore të repartit ofensiv. Sipas raportimeve, Liverpool ka arritur marrëveshjen me PSG-në për një paketë që mund të arrijë deri në rreth 123 milionë paund, me një shumë bazë dhe bonuse të përfshira.
Barcola ka kaluar me sukses fazat përfundimtare të transferimit dhe ka firmosur kontratën me klubin nga “Anfield”, duke i dhënë fund aventurës së tij në Paris.
Francezi u bashkua me PSG-në në vitin 2023 nga Lyon dhe gjatë periudhës në kryeqytetin francez u kthye në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Ai largohet nga kampionët francezë me një bilanc prej 39 golash dhe 37 asistimesh në 152 paraqitje.
Top Channel