“U binda pas humbjes së babait”/ Mbyllet një epokë e Artë, Lionel Messi tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës
Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e dytë të kampionatit, duke mposhtur Vorën me rezultatin 3-1 në transfertë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht disa rasteve të krijuara nga vendasit. Vora ishte më kërkuese dhe pati kontrollin e lojës për një pjesë të mirë të fraksionit të parë, ndërsa Egnatia nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën e Harizajt.
Golat erdhën në pjesën e dytë dhe ndeshja u bë spektakolare. Në minutën e 65-të, Vora kaloi në avantazh. Dionellis ekzekutoi shpejt një rivënie anësore, duke gjetur Karricën, i cili me një rrotullim të bukur dhe një goditje me të majtën mposhti Dajsinanin.
Egnatia reagoi menjëherë dhe në minutën e 69-të gjeti barazimin. Albanese depërtoi nga krahu i majtë dhe pasoi në qendër për Adjessën, i cili sapo kishte hyrë në fushë dhe me një devijim të shpejtë e dërgoi topin në rrjetë.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, rrogozhinasit përmbysën gjithçka. Albanese mori topin në të djathtë, u fut në qendër dhe me një goditje të saktë mposhti Harizajn për 1-2.
Vora tentoi të reagonte, madje gjeti edhe golin e barazimit me Dakën në minutën e 72-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it.
Në minutën e 85-të, Egnatia vulosi fitoren. Gruda avancoi nga e djathta dhe pasoi në qendër, ku Adjessa e la topin të kalonte dhe Jago, i ardhur nga pas, e shtyu në rrjetë për 1-3.
Në minutat e fundit, Gruda shënoi edhe një tjetër gol, por edhe ky u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë sukses, Egnatia merr një fitore të rëndësishme në javën e dytë të kampionatit, ndërsa Vora pëson një tjetër goditje pasi nuk arriti të ruante avantazhin e krijuar në pjesën e dytë.
Kategoria Superiore, Java 2
Vora 1-3 Egnatia
Karrica 65’/ Adjessa 69’, Albanese 75’, Yago 85’
Top Channel