Kanë dalë pamjet e momentit të përplasjes së ndodhur në përfundim të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia, incident që ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sipas FSHF-së, në qendër të ngjarjes është presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili dyshohet se ka goditur fizikisht një prej asistentëve të arbitrit pas përfundimit të takimit.

Pamjet e publikuara tregojnë momentet e tensionit pas vërshëllimës së fundit, teksa situata mes zyrtarëve të ndeshjes dhe drejtuesve të klubeve ka degjeneruar në përplasje.

FSHF e ka dënuar ashpër ngjarjen, duke e cilësuar dhunën ndaj arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjeve si një akt të papranueshëm dhe jashtë çdo norme sportive.

“Dhuna ndaj arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes përbën një cenim të rëndë të integritetit të garës dhe të vetë vlerave të sportit”, thuhet në reagimin e Federatës.

Top Channel